• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Basha: Unë si kryeministër do ta bëj zero emigracionin, vendit i duhet një qeveri që punon
Home
Politikë

HABIT Basha: Unë si kryeministër do ta bëj zero emigracionin, vendit i duhet një qeveri që punon

30 November, 2020 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon sërish me një mesazh pas takimit me nënat që kanë fëmijët në emigracion. Bashka shkruan në “Facebook” se këto nëna i kanë shprehur trishtimin që Shqipëria, vendi ku i lindën, nuk ofron sot mundësi për fëmijët e tyre. Mes të tjerash, Basha thekson se “Shqipëria është shpopulluar frikshëm nga të rinjtë gjatë 7 viteve të Ramës në pushtet. Vendi ynë renditet i dyti pas Sirisë për numrin e aplikimeve për azil për 100 mijë banorë. Që ky realitet i trishtë të marrë fund, Shqipërisë i duhet një qeveri funksionale që punon për rininë dhe kujdeset për ta”.

Mesazhi i Bashës:

Gjatë një takimi me disa nëna që vuajnë plagën e emigrimit të fëmijëve të tyre, ato më shprehën trishtimin që Shqipëria, vendi ku i lindën, nuk ofron sot mundësi për ta.
Gjatë bisedës, disa prej tyre më treguan se si u detyruan t’i largonin fëmijët e tyre për t’u siguruar mundësi dhe punë, për pamundësinë për t’i takuar si dhe vështirësitë shtesë që u solli situata e pandemisë me fëmijët në emigracion. Për fat të keq, Shqipëria është shpopulluar fri kshëm nga të rinjtë gjatë 7 viteve të Ramës në pushtet. Vendi ynë renditet i dyti pas Sirisë për numrin e aplikimeve për azil për 100 mijë banorë. Që ky realitet i trishtë të marrë fund, Shqipërisë i duhet një qeveri funksionale që punon për rininë dhe kujdeset për ta.

Ne do të kujdesemi për familjet shqiptare dhe sidomos për të rinjtë, duke ofruar lehtësi në shkollim si dhe hapësira konkurruese për punësim si në vendet e rajonit.
Asnjë bir apo bijë shqiptari nuk do të privohet nga e drejta e studimit për shkak të pamundësisë ekonomike. Ne do të subvencionojmë tarifat universitare dhe do të vendosim bursa për të rinjtë, që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta e stazhe me pagesë për studentët. Mbështetja e sipërmarrjeve të të rinjve si dhe e sipërmarrësve që hapin vende pune për të rinjtë dhe financimi i trajnimeve të duhura që të rinjtë shqiptarë të sigurojnë punë me të ardhura të larta, janë përparësi e planit tonë ekonomik. Ne do të bëjmë gjithçka që jo vetëm të rinjtë shqiptarë të mund të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, por edhe ata që janë larguar të kthehen dhe të nisin një jetë të re pranë familjeve të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Prej ditësh i intubuar, humb jetën nga COVID-19 basketbollisti i njohur shqiptar
Previous article U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Gold Ag prek me dedikimin për djalin: Do të të rris siç të ka hije, mua më ka munguar...

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT