• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HABIT Arkimed Lushaj (Stresi): Unë jam Azem Hajdari i dytë, hajdeni më vrisni po deshët
Home
Aktualitet
Kronikë

HABIT Arkimed Lushaj (Stresi): Unë jam Azem Hajdari i dytë, hajdeni më vrisni po deshët

9 December, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka qenë në mesin e protestuesve pasditen e kësaj të mërkure që u zhvillua përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha që u vra nga efektivi i forcave “Shqiponja”.

Në një prononcim për mediat përpara hyrjes së godinës së Ministrisë së Brendshme, aty ku ishin grumbulluar fillimisht protestuesit, Stresi është shprehur se protestën e ka organizuar ai.

“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. 

Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. 

Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. 

Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, u shpreh këngëtari.

Gjatë marshimit të qytetarëve, Stresi u bëri thirrje protestuesve që të mos konfliktohen me punonjësit e policisë, duke u shprehur: “S’ka njeri punët me policët. Një polic i poshtë nuk e ndot gjithë uniformat e policisë. Nuk janë të gjithë si ai”.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të mëngjesit të së martës nga në punonjës i policisë. Efektivi qëlloi me armë të riun duke i shkaktuar vdekjen, me pretendimin se nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe se në dorë mbante një objekt në dukje si armë.

Por nga hetimet e deritanishme të SHÇBA, Klodian Rasha nuk rezulton të ketë qenë i armatosur. Efektivi i forcave “Shqiponja” u arrestua dhe akuzohet se ka përdorur armën në tejkalim të kompetencave të tij, pasi nuk ndodhej përpara një situate të rrezikshme./TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI NË CHAMPIONS/ Racizëm në ndeshjen PSG-Bashakshehir, arbitri rumun rrezikon të dënohet rëndë
Previous article NDODH EDHE KJO/ Shkojnë të protestojnë për vrasjen e 25-vjeçarit, plas sherri mes dy këngëtarëve

k.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT