• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HABIT Andi Lila: Në Greqi donin të më arrestonin pasi u talla me priftin e Janinës, me…
Home
Sociale

HABIT Andi Lila: Në Greqi donin të më arrestonin pasi u talla me priftin e Janinës, me…

4 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Andi ka rrëfyer në emisionin “Refleksione” në ABC, momentin më të vështirë të karrierës së tij. Bëhet fjalë për një ngjarje të marsit 2017, ku Lila dhe disa futbollistë të kombëtares u përfshinë në një shaka me Metropolitin e Janinës, e që u përcollën live në rrjetin social të imamit Ahmed Kalaja.

“Më kujtohet se, teksa lexoja se si hapeshin mediat greke, duke më akuzuar ashpër për shakanë me metropolitin e Janinës, jam ndjerë shumë i tupëruar për atë që kish ndodhur. Dhe ka qenë një nga momentet më deçizive të karrierës sime, por edhe në jetën time.

Më kujtohet se si konsulli shqiptar në Janinë, kreu i Bashkisë së Janinës dhe mjaft miq të mi atje, më telefonuan duke më kërkuar që të mos udhëtoja drejt Janinës, drejt ekipit të cilit unë luaja, se ndoshta do më arrestonin në kufi”, rrëfeu Lila, i cili vendosi të nisej vetë drejt metropolitit.

“I bindur se misioni i kishës dhe xhamisë janë falja, i kërkova takim metropolitit Maksimus. Ishte presidenti i ekipit që ndërmjetësoi dhe mbaj mend se ishte një takim shumë njerëzor.

Përpara mediave mitropoliti tha se ndihej i befasuar nga kërkesa ime e ndjesës dhe se isha një shembull për të gjithë ata grekë që talleshin me kishën e nuk kërkonin kurrë ndjesë. Shqiptari Andi Lila, u tha ai mediave, gaboi dhe kërkoi falje”, kujtoi Lila, i cili më pas është befasuar nga metropoliti Maksimus i cili shkoi në stadium në fundjavë e ndoqi ndeshjen dhe duartrokiti Lilën.

“T’ju them të drejtën këto ishin duartrokitje shumë të rëndësishme për mua, pasi nuk ishin duartrokitje për shkak të talentit, por ishin duartrokitje guximi. Ishte një mësim për jetën time”, rrëfeu Lila, i cili kujtoi edhe hapat e tij që nga mosha 12-vjeçare me ekipet zinxhir të Besës, qytetit të tij të lindjes, e deri në kontatën më pas me Tiranën, Janinën dhe Parmën.

Ai ka kujtuar me emocion edhe marrëveshjen e tij me ekipin e Parmës në Itali. “Realizova ëndrrën time për të qenë pjesë e ‘Seria A’. Unë luajta me Parmën dhe shënova edhe dy gola. Ka qenë një hap i jashtëzakonshëm për mua, por që fatkeqësisht u ndërpre pasi Parma si ekip falimentoi dhe shkoi në kategorine e katërt”, ka kujtuar Lila, i cili nuk harron të shprehë edhe keqardhjen që pas falimentimit të Parmës nuk arriti të vazhdojë të luajë në kampionatin italian pavarësisht se kishte oferta nga Bolonja, Sasuolo e Verona.

“Por unë, edhe pse isha nga mesi i Evropës, për atë kampionat isha ekstrakomunitar, dhe nuk mund të gjeja hapësira. Kjo e penalizoi vijimin e karrierës në atë kampionat”, ka kujtuar Lila në emisionin “Refleksione”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASI KËMBËSOREN TE RRUGA E KAVAJËS/ Arrestohet drejtuesi i mjetit
Previous article E KISHTE TË AFËRME/ Kush është 53-vjeçari që përdhunoi minorenen në Gjirokastër. Vajza në gjendje të rëndë...

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT