Një prej njerëzve më të akuzuar së fundmi nga opozita, i afërmi i ministrit Saimir Tahiri, Artan Habilaj reagoi dy vjet më parë për herë të parë në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij. Në intervistën e dhënë për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti, ai jep përgjigje mbi akuzat që rëndojnë mbi të dhe familjen e tij duke nisur që nga automjeti dhe deri te parcelat me drogë.
INTERVISTA E PLOTE
Artan Habilaj është një prej njerëzve më të akuzuar nga ana e opozitës si njeriu pranë ministrit, dhe sipas tyre ka lidhje me trafikun e drogës në qytetin eVlorës. Sipas opozitës ai disponon automjetin e ministrit Tahiri me të cilin sipas akuzave të fundit janë kryer trafiqe. Në qendër të akuzave ka qenë automjeti tip Audi, i cili ka qenë në qendër ë akuzave edhe nga Zagani. Cila është përgjigjja juaj për këto akuza?
Në asnjë rast nuk është kapur as me drogë as në kundravajtje me ligjin. Është ndaluar si çdo qytetar i republikës së Shqipërisë për kontrolle, si në të gjitha rastet, e më pas ka vazhduar normalisht. Nuk ka pasur asnjë rëndësi nëse makina është e ministrit apo e kujtdo qoftë.
Kjo makinë është përfolur se ka dalë shpesh jashtë shtetit, e kryesisht drejt shtetit grek. Këto lëvizje të shpeshta, pse kanë ndezur akuzat e opozitës për trafik droge?
Unë kam dokumentacionin që vërteton se babain e kam çuar në qytetin e Janinës edhe tre herë në muaj për arsye shëndetësore. Dhe për këtë kam fakte. Dhe absolutisht nuk bëhet fjalë për drogë.
Kur e keni marrë makinën e ministrit?
E kam marrë në 2013, në tetor.
Pasi e keni marrë makinën, pse nuk e keni kaluar në emrin tuaj?
Me sa di, z.Saimir Tahiri ka pasur një problem me fëmijët e Berishës, dhe është bllokuar nga Përmbarimi për të mos kaluar në pronësi të tjetrit.
Po sa i takon akuzave që kjo makinë është përdorur prapë nga z.Tahiri?
Po është e vërtetë, z.Tahiri e ka marrë njëherë këtë makinë për arsye familjare për të dalë jashtë vendit, por nuk e di ku. E ka kërkuar njëherë dhe e ka marrë, por kjo për arsye se s’ka patur makinën e tij.
Cila është lidhja fisnore që ju keni me ministrin Tahiri?
E kam kushëri të largët, në shkallën e gjashtë është pak. Gjyshja ime me stërgjyshen e zotërisë në fjalë, kushërinj të largët.
A keni patur njohje me Zaganin, ndonjë njohje, apo kontakte ju apo ndonjë nga vëllezërit tuaj?
Unë nuk kam pasur absolutisht kontakte me z.Zagani, thjesht në një moment të caktuar në Durrës më është bllokuar një shumë lekësh, dhe që atëherë më është vënë në ndjekje. Më është vënë nga pas për të vënë gjobë.
Gjobë në cfarë kuptimi?
Në kuptimin që unë ti thosha Zaganit, mos më ndiq nga pas, mos më ngacmo, thjesht për të më vënë presion. Zagani ka qenë në kohën e tij, në Vlorë, ka qenë mbreti i Portit, nuk mund ti fliste asnjë njeri. Zagani më ka penguar gjithë biznesin.
Meqë dolët tek tema e lekëve, ju është bllokuar një sasi, 86 mijë euro. Këto lekë a i keni pasur të justifikuara?
Këto lekë janë bllokuar me të vërtetë nga dogana e Durrësit, dhe nga policia e Durrësit në vitin 2012, dhe në bazë të verifikimeve q ëjanë bërë, lekët kanë dalë pas 1 muaj a 2 muaj janë zhbllokuart. Prokurori ka qenë Edmond Kaloshin në bazë të verifikimit që më ka bërë të biznesit…
Ju cfarë biznesi keni?
Të fruta-perimeve, import eksport, Itali, Greqi të gjithë Evropën, kam 15 vjet me këtë biznes. Ky ëeshtëe urdhri i edmond Kaloshit, tja coj opozitës këto që të mësojë për shifrën që më është bllokuar, dhe i verifikuar dhe kontrolluar pikë për pikë nga zoti i asaj kohe, nga ish nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z Agron Kulici.
Pra këto lekë janë verifikuar atë kohë?
Po janë verifikuar, dhe i kanë verifikuar 2 muaj e gjysëm, sa kanë verifikuar deri në Itali për gjërat e mia…
Pse nuk janë deklaruar nga personi të cilit iu kapën?
Nuk e di, unë i kisha thënë personit të cilit iu kapën, të depononte lekët, puna e tij pse nuk e bëri, dhe ai u dënua me 2 milionë lekë të vjetra gjobë për mosdeklarim.
Ka qenë vetë z Kulicaj që ka firmozuar ndryshimin e shumës?
Të të gjitha lekëvem, të pasurisë sime, të të gjitha lekëve, ai z Kulicaj.
Sa i takon pjesës së lekëve, destinacioni i tyre kush ishte?
destinacioni i tyre ishte Italia, për blerje malli në Itali, për blerje për biznesin që kam.
Në akuza flitej për pjesë të kundraligjshme…
I ke me fakte me letra të gjitha, që cdo gjë është verifikuar në kohën e opozitës
Ju etiketoheni si kontingjent në qytetin e Vlorës dhe etiketoheni dhe për një pengmarrje. Sa i vërtetë është ky informacion?
Në asnjë mënyrë nuk kam marrë peng askënd.
Si qëndron e vërteta se ju u akuzuat për këtë lloj akuze?
Kemi qenë fis në kohën e opozitës, kur drejtor ka qenë Artan Cuku dhe na kanë akuzuar për një pengmarrje, por e vërtetojmë me një shkresë të prokurorisë se kemi qenë dhe në një proces gjyqësor. Dhe në shkresën e prokurorisë nuk bëhej fjalë për pengmarrje as të kemi marrë peng njeri. Ky është drejtuesi i prokurorisë, Kristaq Beluli dhe Xhemal Saliaj që ka pushuar cështjen.
Pra kjo lloj akuze ka rënë?
Unë z Enrik flas me letër, me fakte dhe jo si opozita. Këto janë fakte
Po si ka ndodhur kjo cështje?
Thjesht ky personi, më ka pasur X lekë borxh dhe me akt noterie dhe nuk mi solli dhe më thoshte ti kam dhënë. Dhe në bazë të verifikimeve që ka bërë prokuroria u verifikua se zotëria më ka lekët që nuk mi ka dhënë akoma.
Duke qenë makina në qendër të vëmendjes, flitet për një person me inicialet A.D. ose Ard Dalipi. E njihni ju, sila është lidhja juaj me këtë person?
Absolutisht në asnjë rast nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të
Pra ky person për të cilin përflitet nuk ka hipur asnjëherë në makinën tuaj tip Audi?
Tani une them që nuk e njoh këtë person, dhe si mund të them që ky person ka hipur në makinën time?
Një prej akuzave të fundit që janë bërë nga ana e opozitës, janë ato për shefin e Postës Kufitare në Himarë? Keni pasur apo jo në lidhje me trafikun e drogës, duke qenë se akuzat janë dhe është lidhje kriminale?
Po është e vërtetë që opozita, ditët e fundit, domethenë para dy ditësh ka nxjerrë një foto të tij me vëllain tim. Tani që opozita sheh ëndrra me baronë droge, nuk është faj i askujt. Ky në fotografi, shefi i Postës Kufitare, z Sokol ka qenë në një festë me miq të mitë dhe janë ulur për të ngrënë dicka dhe në foto po ta shohësh nuk ka ndonjë kontigjent, madje aty ka dhë nja dy këngëtarë, dhe në gjithë tavolinën nuk ka asnjë kontingjent kriminal. Ajo ka qenë një festë fetare dhe këtë ta shohë opozita dhe ta verifikojë
Fotot me shefin e Postës i ke të tanishme apo të hershme?
Shumë, flasim për 8 vjet para, 9 vjet në mos bëj gabim, jemi njohur në një festë fetare. Nuk kemi absolutisht asnjë lidhje droge, asnjë gjë…
Në të njëjtat akuza thuhet se ju dispononi rreth 68 mijë kanabis sativa në fshatrat e Vlorës që kanë përkujdesje të zv/shefit të komisariatit të Vlorës. Si mund të faktoni të kundërtën? Cili është reagimi juaj dhe a keni njohje apo lidhje me zv/shefin komisariatit?
As nuk e njoh dhe as nuk e di si quhet, ëndrrat e opozitës si gjithmonë vazhdojnë me përbaltjen e Habilajve, vazhdojnë të shohin filma me baronë droge dhe kjo më shumë është çështje politike me të cilën unë nuk kam fare lidhje. Nuk e kam idene e sa mijë rrënjëve, janë ëndrra të ish kryeministrit që në darkë sheh ëndrra dhe ditën i thonë në kanale televizive dhe Facebook.
Ju në ndonjë rast i jeni shoqëruar apo ju e dispononi këtë sasi?
Absolutisht ne kemi bizneset tona dhe në asnjë rast nuk kemi lidhje me drogën apo eksponent të drogës. Në një rast të vetëm që kemi lidhje, opozita të dalë me fakte dhe me prova dhe unë e ftoj të faktojë. E ftoj opozitën ti faktojë siç po i faktoj unë…
Po në shtetin fqinj, keni precedent penalë, në shtetin italian, pasi në këto lloj akuzash flitej trafiku mes Shqipërisë dhe Italisë
Absolutisht që jo, në asnjë rast të vetëm, pasi as unë dhe as vëllezërit e mi në asnjë rast nuk kemi precedent penal në Itali. Të vetmin problem e kam, që nuk e quaj problem të madh, është një skadim i një leje qarkullimi ndërkombëtar dhe në një rast të vetëm më kanë ndaluar.
Me çfarë lloj automjeti të kanë ndaluar?
Me kamion, më kanë ndaluar me automjetin tim tip frigorifer që eksportoj fruta-perime dhe z Kulicaj e ka parë këtë dokument dhe bashkangjitur me këtë dokument e thotë, nga policia italiane i vetmi, nuk është precedent, por dyshohet që thotë; është një leje ndërkombëtare e kamionit e skaduar dhe është një gjë që çdo njeri e neglizhon, e anashkalon dhe nuk është ndonjë shkelje e madhe, por jo trafik a ku di unë,…
Në dokumentet që ju kishit, kishit pushimin e çështjes për pengmarrje, kishit dokumentin që kishte lidhje me, përsa i përket pjesës së lekëve dhe të gjitha rastet janë pushuar. Këto janë dokumente keni menduar ti depozitoni dhe të bëni një kallëzim, ju i quani shpifje?
Po, po
Do ndërmerrni hap ligjor?
Për hir të vërtetës, në muajin e fundit opozita ka hedhur shumë baltë mbi emrin tonë, të Habiljave dhe ne kemi fëmijë që i shkollojmë, dhe fëmijët nuk duan të shkojnë më as në shkollë për shkak të mbiemrit që akuzohet përditë. Del Basha, Alibeaj, Ristani etj dhe na akuzon pa pikën e lidhjes. Thjesht nuk arrijmë të kuptojmë arsyen. Ky është institucion shtetëror, të dalë të verifikojë, të hapë arkivat
Po vëllezërit tuaj, a janë pjesë e kontingjentit të krimit, se akuzoheni si familje, familja Habilaj?
Në asnjë rast të vetëm nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë e kontingjentit kriminal të sipërpërmendur që akuzon opozita.
Në Shqipëri apo në Itali?
Në asnjë vend të Europës i kanë hyrjet dhe daljet të rregullta si cdo qytetar tjetër i thjeshtë, si çdo biznesmen i rregullt. Faleminderit!
Dhe një pyetje të fundit, lidhur me skafin, flitet lidhur me një gomone që është në pronësi të ministrit Tahiraj që është përdorur nga familja Habilaj brenda një baze policie brenda zonës së Radhimës. Cila është përgjigja juaj…
Në qoftë se të gjitha këto kanë qenë ëndrra, këto që folëm bashkë, kjo që thonë tani ka qenë ëndërr më sy hapur e opozitës. Në asnjë mënyrë të vetme nuk ka pasur as skaf, as gomone, as jaht, ca thotë z Berisha. Si ka mundësi që me një institucion shtetëror që përflitet si Delta Force që është vetëm vëzhgim, si mund të bëhet trafik droge apo të futet një person i paautorizuar, çfarë lloj shpjegimi mund ti japësh? Në qoftë se kjo ka qenë ëndërr, kjo ka qenë ëndërr me sy hapur e Berishës dhe e Zaganit dhe e të dyve bashkë.
Dhe përveç përgjigjes që ju i jepni në bazë të dokumentacioneve, cila është përgjigja që ju jepni si familja Habilaj?
Do i kërkoja opozitës, dhe deputetëve të opozitës ta lenë të qetë familje Habilaj. Me përbaltjen që i kanë bërë, rreth 1 muaj e pak ditë. Ky është një vendim QKR-je, një dokument i dalë nga institucionet shtetërore ku theksohet se firma Habilaj është një biznes i rregullt, që paguan të gjitha taksat prej vitit 2002, dhe në asnjë mënyrë dhe në asnjë sekondë nuk ka mbetur pa paguar taksat e shtetit. Këtë ta verifikojnë në çdo zyrë të shtetit. Ndaj do ju lutem shumë, ta lini të qetë familjen Habilaj! Ky është mesazhi për opozitën.
Si quhet firma juaj?
Firma është AMC SHPK, import-eksport, bën të gjitha llojet e biznesit.