Modelja e famshmë shqiptare e cila jeton prej kohësh në SHBA, Emina Çunmulaj ka nxjerrë në profiling e saj në ‘Instagram’ një foto ku shihet tepër elegante, dhe joshëse me një fustan të kuq, shndërritës.
Por jo vetëm kaq. Çunmulaj, nënë e një vajze, ka publikuar edhe çmimin e fustanit të saj duke i ftuar të gjitha vajzat që nëse e pëlqejnë kanë mundësi që ta blejnë.

Postimi i Çunmulajt në ‘Instagram’
Madje ajo i ka habitur të gjithë me çmimin vetëm prej 22.99 dollarë, një vlerë që të gjithë vajzat e reja mund ta përballojnë.
Kjo do të thotë se modelja shqiptare nuk është e apasionuar pas gjërave shumë luksoze, dhe të shtrenjta.
E siç duket kjo gjë është një virtyt më tepër për të./ Përgatiti: AlpeNews.al


