Arrestimi i një profesori 32 vjeçar shqiptar nga Cërriku sot në Turqi, tregon se vazhdon gjuetia e asaj që Presidenti Erdogan dhe linja zyrtare shtetërore e quan “gylenizmi”. Mariglen Debrova dhe bashkëshortja e tij, sipas asaj që raportuan sot gjerësisht mediat shqiptare, janë vënë në pranga para disa ditësh, ndërsa femija tyre vetëm 2 vjeç ende nuk dihet ku është.
Mariglen Debrova jetonte prej 10 vjetësh së bashku me familjen e tij të re në Ankara. 32 vjeçari ishte duke vazhduar doktorraturën për teologji në qytetin Samsun pranë Ankarasë në Turqi. Mësohet se kishte shkuar me bursë në shtetin turk dhe se ishte martuar me një shtetase turke. Më parë ai ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi ku jetonte me familjen e tij prej shumë vitesh.
Nuk është hera e parë që Marigleni akuzohet.
Studenti i doktoraturës është ndaluar në Samsun të Turqisë edhe më parë me akuzën e tentativës për të kryer grusht shteti në Turqi më datë 15 korrik 2016. Me këtë akuzë janë arrestuar, gjykuar, dënuar, shoqëruar apo mbajtur në polici mijëra persona deri më tani në Turqi, ndërkohë që gjuetia ndaj atyre që etiketohen si mbështetës së Fetullah Gylenit qe jeton ne SHBA e qe ka qene imam, e eshte predikues dhe poet. Nga ish miku më i afërt, ai konsiderohet tashmë si armiku Nr. 1 i Presidentit turk.
Marigleni është një person pothuajse i panjohur në Shqipëri për shkak se është larguar herët për tu shkolluar jashtë dhe emri i tij duket si një “fantazëm” që nuk mund të gjendet as në Google, dhe në asnjë rrjet social.
Gjithashtu, bashkëshortes së tij nuk i dihet ende emri. E vetmja foto që mund ti gjejmë Mariglenit është ajo e mëposhtmja e cila lidhet me prezantimin e Mariglenit në universitetin ku ai ka studiuar.
Ky nuk është një rast i veçuar tashmë. Mjafton të kujtojmë rastin e para pak ditëve ku shtetasi shqiptar u ndalua në portin e Durrësit. Muhammed Aydogmus, pedagogu i Universitetit të Ankarasë, ishte i akuzuar nga Turqia si terrorist.
Muhammedi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia si pjestar i një organizate terroriste lidhur me Gylenin.
Por pikërisht teksa po kryente procedurat e verifikimit të pasaportave të tij, gruas dhe dy fëmijëve të mitur, nga ana e policisë kufitare është konstatuar se pasaporta e tij ka qënë e falsifikuar. Kaq ka mjaftuar që policia të arrestojë pedagogun dhe materialet hetimore tia kalojë, prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme për dy akuza.
Lajmi për arrestimin e Mariglen Debrovas ka përkuar me ardhjen ne Tirane te ministrit të jashtëm turk Mevlut Çovusoglu i cili u citua te kete thene se Shqipëria duhet të bashkëpunojë me Turqinë per ta luftuar ate qe ai e quajtu organizate terriosite FETO e Gulenit.
“Prandaj presim mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër kësaj organizate. Populli turk do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve në çdo fushë”, tha ai.
/AlpeNews.al/





