Një police shqiptaro-amerikane ka tërhhequr shumë vëmendje, për shkak të guximit të saj të madh. Së bashku me dy oficerë policie, oficerja Hoxha, ka ndaluar një grup të dehurish në Bronx dhe i ka kontrolluar.
Një prej tyre kishte një armë të paligjshme e të mbushur, që mund të shkrepej në çdo moment.
Të tre policët u lavdëruan nga Komisariati 42 i NYPD-së (Departamtit të Policisë të Nju Jorkut). Oficerja shqiptaro-amerikane është zv-presidente e Shoqatës Ilire të Oficerëve të Forcave të Rendit (Illyrian Society of Law Enforcement Officers)




