• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 Shkurt, 2019
AlpeNews

Tirana, Albania

21 Shkurt, 2019
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Pa kategori
Guvernatori i Virxhinias, Northam: Nuk jap dorëheqjen
Home
Botë

Guvernatori i Virxhinias, Northam: Nuk jap dorëheqjen

10 Shkurt, 2019 bora.autor Botë, Nderkombetare comments

Guvernatori i Virxhinias, Ralph Northam tha të dielën se nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen, megjithë thirrjet e shumta ndaj tij që të heqë dorë nga posti, për shkak të një fotografie raciste në faqen e tij personale në librin e kujtimeve të universitetit në vitin 1984, dhe lyerjes së fytyrës me bojë të zezë për të imituar Majkëll Xheksonin.

“Kam menduar nëse duhet të jap dorëheqjen ose jo, por kam menduar edhe për çka i duhet Virxhinias në këto momente”, tha zoti Northam për CBS News.

“Dhe me të vërtetë besoj se jam në pozicionin që ta çoj Virxhinian përpara. Virxhinia ka nevojë për dikë me vendosmëri, që ka mirëkuptim dhe një kompas moral. Dhe për këtë arsye unë nuk tërhiqem”, tha ai.

Northam, që është mjek me profesion shtoi se “kam qenë në disa situata shumë të vështira, situate për jetë a vdekje, duke u kujdesur për fëmijë të sëmurë. Dhe tani Virxhinias i duhet dikush që shëron. Askush nuk mund ta bëjë më mirë këtë se një mjek”.

Zoti Northam është një nga tre zyrtarë të lartë të shtetit, të tre demokratë, që kanë shkaktuar debate të ashpra. Dy gra kanë akuzuar zëvendës guvernatorin, Justin Fairfax, se i ka sulmuar seksualisht para më shumë se një dekade. Ai i ka mohuar akuzat. Një zyrtar i tretë, Prokurori i Përgjithshëm, Mark Herring ka kërkuar falje pasi pranoi se kishte lyer fytyrën me krem pudër ngjyrë kafe për të imituar një repist afrikan-amerikan kur ishte student në moshën 19 vjeçare.

Praktika e lyerjes së fytyrës me bojë të zezë nga të bardhët për të imituar afrikano-amerikanët, i ka rrënjët që në shekullin e nëntëmbëdhjetë, duke i shfaqur ata shpesh në dritë denigruese. Për dekada me radhë kjo praktikë është konsideruar një karakterizim racist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Artikulli vijues "PO UNË Ç'FAJ KAM"? U dëmtua në punë, pas 7 vitesh çon të atin në gjyq dhe...
Artikulli i mëparshëm NJË "MAKINERI" QË NUK NDALET/ Ja shifrat e Ronaldos me fanellën e Juventusit

bora.autor

Postime të ngjashme

VRITENI ZEZAKUN/ Salvini i përgjigjet nënës pas sulmeve raciste Botë
21 Shkurt, 2019

VRITENI ZEZAKUN/ Salvini i përgjigjet nënës pas sulmeve raciste

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2020/ Sanders në krye të kandidatëve për... Botë
21 Shkurt, 2019

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2020/ Sanders në krye të kandidatëve për...

E "GODET" PËRSËRI/ Presidenti Trump kritika të ashpra ndaj "New York Times" Botë
21 Shkurt, 2019

E "GODET" PËRSËRI/ Presidenti Trump kritika të ashpra ndaj "New York Times"

SKËNDER MINXHOZI/ Jo të gjithë antiamerikanët vijnë në pushtet Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Jo të gjithë antiamerikanët vijnë në pushtet

EDUARD ZALOSHNJA/ Paralele mes përkrahësve të PD-së dhe tifozëve të “Tironës” Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Paralele mes përkrahësve të PD-së dhe tifozëve të “Tironës”

FLOGERT MUÇA/ Dështimi i protestës dhe mesazhi që populli i dha sot opozitës Blog

FLOGERT MUÇA/ Dështimi i protestës dhe mesazhi që populli i dha sot opozitës

BEN ANDONI/ E megjithatë, po ia zgjasni jetën Edi Ramës! Blog

BEN ANDONI/ E megjithatë, po ia zgjasni jetën Edi Ramës!

MERO BAZE/ Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë Blog

MERO BAZE/ Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Shko ne Fillim
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT