• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GUSHTI ME REKORD TURISTËSH TË HUAJ/ Klosi: 1 milion e 550 mijë hynë në Shqipëri
Home
Destinacione

GUSHTI ME REKORD TURISTËSH TË HUAJ/ Klosi: 1 milion e 550 mijë hynë në Shqipëri

27 September, 2019 F.autor Destinacione

“Ja dolëm këtë vit që të kishim një numër të shtuar turistësh të huaj, ja dolëm që të kishim shumë më pak ngjarje negative gjatë sezonit turistik. Gjithashtu ja dolëm të siguronim në mënyrë të konsiderueshme sigurinë në plazhet tona, komentet e ardhura nga operatorët turistik ishin në rritje dhe një përmirësim shumë më të dukshëm të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë”, deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë aktivitetit sot për certifikimin e paketave eko-turistike.

Klosi tha se, “së bashku me ju dhe mijëra shërbyes të turizmit shqiptar ne patëm mundësi të ofronim një turizëm që garanton, që Shqipëria mund të konsiderohet një stacion i vërtetë i turizmit europian. Jemi në fund të një periudhe 3 vjeçare të kontratave të para të cilat erdhën të gjitha në rritje dhe që dëshmojnë që tashmë Shqipëria është një destinacion qëndrueshëm”.

“Në këtë ditë të turizmit sot ne zgjodhëm ta zhvillonim bisedën me një projekt të mbështetur fuqishëm nga projektet e Bashkimit Europian. Ky projekt kërkon transformimin e Zonave te Mbrojtura dhe asaj që ne mbase kemi më të veçantë se gjithë rajoni bukurinë e natyrës në një destinacion të qëndrueshëm turistik”, u shpreh Klosi.

Ai shtoi se, “është e vërtetë që në Zonat e Mbrojtura gjatë këtyre dy viteve të fundit ka patur një mbrojtje të jashtëzakonshme. Së bashku kemi arritur që ta ofrojmë jo vetëm bukurinë e bregdetit shqiptar, pasi turistët në Shqipëri nuk vijnë vetëm për bregdetin por vijnë për aventurën e bukur të natyrës shqiptare, vijnë për të vizituar kalanë e Beratit, Lezhës e Shkodrës, vijnë për të bërë ecje në malet shqiptare pra vijnë për të parë sa e bukur është Shqipëria”.

Klosi theksoi se, “numri i turistëve 6.7 milionë që presim të vijnë gjatë 2019 nuk janë fokusuar vetëm në gusht. Por është e vërtetë që në gusht shënua një rekord turistësh 1 milionë e 550 mijë turistë shkelën Shqipërinë gjatë muajit gusht 2019. Gjithashtu si 8 mujor kemi një rritje me 10% të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë”.

“Turistët në vendin tonë nuk vijnë vetëm në gusht, vijnë në shtator dhe sot të gjithë hotelet janë plot me turistë ata vijnë çdo muaj të vitit në vendin tonë. Në duhet të punojmë fortë që pasuritë tona të Zonave të Mbrojtura të shndërrohen në të veçantën e turizmit shqiptar. Mbrojtja e këtyre zonave ka dëmtuar një komunitet të vogël por është shumë më mirë që Parqet tona Natyrore të jenë të bukura ashtu si natyra i ka krijuar dhe të jenë të mbrojtura ashtu siç po përpiqemi gjatë këtyre dy viteve ti mbrojmë”, shtoi Klosi.

Klosi vijoi se, “tema e zgjedhur këtë vit nga Organizata Botërore e Turizmit ku Shqipëria për herë të parë ka një pozicion shumë të rëndësishëm në të fal kontributit të gjithëve së bashku. Shqipëria dhe pse duket me shumë problem ka një potencial shumë herë më të madh se fqinjët tanë. E kam bindje këtë dhe së bashku do punojmë që të ndërtojmë një Shqipëri tjetër e cila në sytë e operatorëve turistik dhe turistëve te huaj është kaq e bukur dhe e dashur”.

“Organizata Botërore e Turizmit ka zgjedhur këtë vit ti dedikohet punësimit në turizëm. Ne mund të kemi shumë të ardhura nga një turizëm ekologjik, gjithashtu më shumë ekonomi mund të kemi nga një turizëm që e mikson madhështinë e detit me magjinë e malit e me shumë komponentë të tjerë. Qëllim ynë është që turizmi të shndërrohet jo vetëm në një ekonomi, jo vetëm në një makinë parash por turizmi të jetë i qendrueshëm të krijojë vende punë të ketë një shoqëri ti shërbej turizmit me mikpritje”, tha Klosi.

Klosi u shpreh se, “projekti “Smile Albania” ishte një risi jo vetëm nga punësimi i 500 të rinjve por ishte gjithashtu një sukses në vitin e tij të dytë përsa i përket mikpritjes shqiptare”.

“Më rritjen e numrit të turistëve që presim për vitin e ardhshëm ne gjithashtu do na shtohen problemet dhe përgjegjësitë dhe këto përgjegjësi duhet ti mbajmë së bashku. Ka ardhur koha që sot pothuajse në përfundim të sezonit intensive turistik ne të fillojmë punën së bashku në tryezë dhe të dakordësojmë kush janë rregullat e lojës, në një botë që po ndryshon në botë e turizmit”, përfundoi ministri Klosi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''SI DHI MAJË SHKËMBIT''/ Rozana Radi ''i nxjerr bojën'' fanses publikisht: Vazhdojmë me rubrikën... (FOTO)
Previous article SHBA/ Dosja Ukraina, avokati i Trump takoi pesë prokurorë ukrainas. Si i mori informacione rreth Joe Biden

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT