• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GUNA ME RRËKE” NË FIER/ Ambasadorët: E shijuam shumë, njerëzit…  (VIDEO)
Home
Qyteti im

“GUNA ME RRËKE” NË FIER/ Ambasadorët: E shijuam shumë, njerëzit… (VIDEO)

26 May, 2019 k.autor Qyteti im

Në Seman të Fierit u organizua dita e Gunës Rreke. Një festë që ka për qëllim të risjellë në vëmendje vallen e hershme myzeqare. Në këtë event edhe ambasadorët shijuan Gunën Rreke.

Këngët, vallet, ritualet tradicionale, veshjet folklorike pa fund, skenat gati butaforike me dekor e personazhe si nga Myzeqeja, e shndërruan fshatin e vogël në zemër të Myzeqesë së Fierit, Semanin, këtë fundjavë në një skenë madhështore folklori, ose “Guna me rrëké festë”.

I dedikohet një prej krijimeve më fantastike shpirtërore të kësaj zonë, gunës me rrëke, e cila me sharmin e saj ka arritur të identifikohet si veshja tradicionale që përfaqëson gjithë Myzeqenë nga pikëpamja etnokulturore.

Me qindra njerëz ndoqën skena të shumta që të kujtonin dasmën e moçme myzeqare, kalorës të pashëm mbi kuaj si qëmoti që shkonin për të marrë nusen, makineri që të kujtonin një Myzeqe të fuqishme bujqësore, veshje pa fund tradicionale që të sillnin ndër mend festat e mëdha ku këndonin i madh e i vogël.

Atmosfera folklorike e këngëve dhe valleve myzeqare ka befasuar edhe Ambasadorët e Kroacisë dhe Rumanisë, të pranishëm aty të cilët shijuan bukurinë e traditave të Semanit, rakinë dhe gatimet  vendase si myzeqarë të vërtetë.

Ambasadore e Kroacisë: “E shijova shumë. E dua shumë Shqipërinë dhe njerëzit këtu”

Ambasador i Rumanisë: “Njerëz të këndshëm të afrueshëm dhe ushqime të zonës”

Subashi: “Synojmë të përcjellim traditën, kulinarinë. Jam i kënaqur për prezencën e të rinjve që tregon se këto po trashëgohen brez pas brezi”.

Koloriti i veshjeve folklorike, kabaja dhe këngët myzeqare, i dhanë kësaj dite përmasat e një feste të madhe në Myzeqe, që risillte gjithë memorien dhe pasurinë shpirtërore që kishte kohë e harruar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA SANDALET E DERI TEK TAKAT/ Këpucët që na mahnitën dhe që ia vlen t’i veshim këtë verë
Previous article NGA 19 VJEÇARJA TEK AVOKATJA/ Kush janë shqiptarët që garojnë për zgjedhjet europiane në Itali

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT