Në kulmin e krizës botërore, kompania e madhe “Gucci” di si të marrë vëmendjen e publikut. Pas Armine, brandi i njohur ka zgjedhur një vajzë me sindromën ‘Down’ si modele.
Ellie Goldsteinështë me të vërtetë e bukur dhe jo vetëm për t’u parë. Vajza me sindromën Doën buzëqesh përmes një shpirti të pastër. Dukshëm dallohet arsyeja se pse është imazhi i përzgjedhur nga Gucci.
Kush më mirë sesa një bukuri e pastër mund ta përfaqësojë të bukurën? “Xhirimet shkuan vërtet shumë mirë. Unë kam provuar aksesorë të ndryshëm, veshje të shumta. E dashuroj këtë.
Jam e mahnitur që kjo më ndodhi mua”, shprehet bukuroshja e emocionuar dhe falenderuese rreth asaj që po i ndodh.
Fotoja e Ellie, postuar në faqen zyrtare të Gucci-t në instagram ka arritur mijëra pëlqime. Kjo tregon sesa impakt pozitiv ka lënë pamja e 18-vjeçares tek shikuesit.







