• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRUSHTI I SHTETIT NË GJERMANI/ “Mbreti” u tha banorëve që të aplikojnë për pasaporta të reja
Home
Nderkombetare

GRUSHTI I SHTETIT NË GJERMANI/ “Mbreti” u tha banorëve që të aplikojnë për pasaporta të reja

9 December, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

“Mbreti i ri” i Gjermanisë, që nuk erdhi kurrë në fron, kishte nisur sundimin e tij. Nga kështjella Schloss Lobenstein, të cilën kryesisht e kishte përdorur për gjueti, princi Heinrich XIII dhe grupi i tij që planifikonin një grusht shteti kishin nisur shpërndarjen e pasaportave të reja.

“Të gjithë banorët e Bad Lobenstein morën një letër këtë verë, në të cilën na thuhej se nuk jemi gjermanë pasi pasaportat tona nuk ishin gjermane. Më pas na njoftohej se na është dhënë mundësia që të aplikojmë për dokumentet e origjinës sonë gjermane në administratën Reuss (familja e Princit Heinrich XIII). Kjo sigurisht nxiti polemika të mëdha mes popullatë”, deklaroi Andree Burkhardt, zëvendëskryebashkiaku i Bad Lobenstein.

“Ne e morëm atë letër në kutinë tonë postare. Ishte i tmerrshëm fakti që gjithmonë vinte anonime. Nuk kishte emër në të, as dërgues dhe asnjë tregues kush qëndronte pas”, rrëfen një banor i qytezës.

Autoritetet gjermane zbuluan dhe shkatërruan komplotin më të madh dhe të rrezikshëm ndaj demokracisë në vend. 3 mijë policë u angazhuan në operacionin që përgatitej prej një viti. 25 persona u arrestuan, kryesisht gjermanë, por edhe një shtetas rus, ndërsa mes tyre ishte dhe “mbreti” Heinrich XIII dhe një prokuror federal.

Grushti i shtetit në Gjermani, “mbreti” u tha banorëve që të aplikojnë për pasaporta të reja
Kështjella ku “mbreti” planifikonte grushtin e shtetit
Ata planifikonin një sulm me armë ndaj institucioneve, duke përfshirë vrasjen e të gjithë atyre që do t’i kundërshtonin, me synimin kryesor ndërrimin e sistemit qeverisë demokratik dhe ndërrimin e republikës me monarki.

Sipas hetuesve, në zemër të puçit qëndron lëvizja ekstremiste “Reichburger”, që përkthehet “qytetarët e pasur”, e cila numëron rreth 21 mijë anëtarë, me mbi 1 mijë prej tyre ekstremistë të krahut të djathtë. Komplotistët nuk njohin Gjermaninë moderne si shtet legjitim, dhe kërkonin kthimin e perandorisë, pasi besojnë se shteti ndodhet nën një pushtim ushtarak nga SHBA-ja, Britania dhe Franca.

Madje “qytetarët e pasur” refuzojnë të paguajnë taksa dhe kanë vetëshpallur territoret e tyre të vogla, të cilat i quajnë “Perandoria e dytë gjermane”, “shteti i lirë i Prusisë”, ose “Principata e Gjermanisë”. Si aleat kryesor kishin përcaktuar Rusinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Momentet kur Papa Françesku ‘mbytet’ në lot dhe ndërpret fjalën, audienca e duartroket kur kupton situatën
Previous article PAMJET DRAMATIKE/ Inspektorit të biletave i bie teli i korrentit në kokë dhe përfundon te shinat e trenit, shpëton mrekullisht

s.autor

Postime të ngjashme

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan Botë

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT