Loic Remy dhe Oussane Tannane, janë dy futbollistë të Las Palmas, të paktën edhe për pak kohë, që do të provojnë dorën e hekurt të trajnerit Paco Jemez, i katërti për skuadrën e Canarie në këtë sezon të errët në La Liga. Të dy futbollistët gabuan kur menduan se mund të paraqiten vonë në seancën e parë të prezantimit të teknikut të ri.
Trajneri Paco Jemez ka mbërritur te Las Palmas me etiketën “shefi i hekurt”, për shkak të përqasjes së tij të fortë dhe për arsye të metodave të ashpra, të konsideruara sit ë përshtatshme për të zgjidhur një situatë shumë të rrezikshme për skuadrën e Canarie.
Por parimet dhe disiplina e trajnerit duket se nuk përputhen me sjelljen e sulmuesve Remy dhe Tamanne, dy futbollistë për të cilët trajneri i ri vendosi të aplikojë grushtin e hekurt, duke i kërkuar klubit që t’i largojë me çeljen e merkatos së janarit.
Pikërisht kështu, sjellja e tyre është vlerësuar si joprofesionale, duke konstatuar se vonesës në seancën e parë stërvitore iu shtua edhe vonesa në darkën me skuadrën.
Këtu merr shkas vendimi për të zyrtarizuar qëndrimin e klubit, në shitjen e dy futbollistëve në favor të klubeve të interesuara, sikurse konfirmon trajneri: “Ka disa zakone jo korrekte dhe duhet t’i ndryshojmë. I kam kërkuar presidentit që të gjejë një tjetër sistemim për Remy dhe Tannane”.