• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GRUPI TYSON”/ Shpallen në kërkim shokët e Kadri Gjocës! Kush janë dy shqiptarët që trafikuan 2.5 tonë kokainë në Peru
Home
Breaking News

“GRUPI TYSON”/ Shpallen në kërkim shokët e Kadri Gjocës! Kush janë dy shqiptarët që trafikuan 2.5 tonë kokainë në Peru

20 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grupi “Tyson”, që konsiderohet ndër më të fuqishmit e tregtimit të narkotikëve në drejtim të Europës nga vendet e Amerikës Latine, ka në përbërjen e tij edhe persona të tjerë, mes tyre edhe shqiptarë.

Mediat peruane i kanë kushtuar një artikull të gjatë ekzistencës dhe mënyrës së si funksiononte ky grup duke publikuar edhe dy emra të tjerë, që sipas tyre janë shqiptarë. Bëhet fjalë për një person nga Jugu i vendit tonë që mban mbiemrin Suloti dhe sipas tyre është krah i djathtë i Kadri Gjocit, të riut nga Burreli, i cili prej ditësh është kthyer në kryefjalë të medias peruane. Sipas të dhënave të bëra publike, ditën e djeshme theksohet se Suloti dhe një person tjetër me të dhëna identitare latine janë të shumëkërkuarit e drejtësisë së vendit amerikano-jugor.

MEDIAT PERUANE

Janë detaje mjaft interesante që flasin për grupin e njohur si “Tyson”. Ato janë publikuar për bandat kriminale të kokainës që operojnë në Peru, pjesë e të cilit është dhe shqiptari i arrestuar, Kadri Gjoci. Dje, media peruane ka publikuar disa regjistrime e video gjatë hetimit ku Gjoci dhe shtetasi italian i arrestuar me të, Pasquale Bifulco, takoheshin me anëtarë e krerë të bandave kriminale peruane, me të cilat bashkëpunonin, ku pjesë e tyre janë dhe dy shqiptarë të shpallur në kërkim. Në artikullin e publikuar ditën e djeshme, banda “Tyson”, siç cilësohet dhe nga hetuesit, furnizonte me kokainë mafiozët ndërkombëtarë për ta eksportuar më pas në Europë. Në video janë publikuar dhe foto gjatë takimit të tyre me dy të shpallur të tjerë në kërkim: Robert Suloti dhe Mamo Espitare.

Mediat bëjnë me dije se që të dy janë shtetas shqiptarë, ndonëse njëri prej tyre nuk ka as emër dhe as mbiemër që lidhet me shqiptarët. Megjithatë, sipas të dhënave që kanë dalë për këtë grup që prej ditëve të para të shtatorit bëhet me dije se në kartelin e drogës që drejtohet nga një prej emrave më të njohur të Ndraghetës, ka të përfshirë edhe trafikantë të shteteve të tjera, kryesisht nga vendi ku edhe është fiksuar qendra e këtij grupi të fuqishëm kriminal.

mamo espitale
Personi me kapele të zezë, Mamo Espitale

GODITJA E GRUPI KRIMINAL

Në ditët e para të këtij muaji, agjentët e antidrogës në Peru ranë në gjurmët e një sasie shumë të madhe kokaine që duhej të nisej në drejtim të dy pikave portuale në Hamburg dhe në një prej porteve në Itali. Gjatë operacionit policor vendas u identifikua si një ndër bosët e këtij karteli një djalë vetëm 28 vjeç me emrin Kadri Gjoci, i cili është nga Burreli dhe rezulton të ishte i rreshtuar krah një prej trafikanteve më të njohur të “Ndragheta” në botë, Pasquale Bifulco. Ky i fundit bëhet me dije se është kapur nga autoritetet peruane në një supervilë luksoze.

Në këtë rezidencë, që sipas mediave vendase gjendet në Casuarinas, ai kishte lulishte të mëdha, një pishinë, një palestër dhe komoditete të ndryshme. Policia ishte në kërkim të një subjekti që njihet me pseudonimin “Tyson” për shkak të ngjashmërisë fizike me boksierin e famshëm amerikan. Sipas Policisë, ai ishte furnizuesi i drogës i organizatës shqiptare dhe italiane që dominon trafikun e paligjshëm të hidroklorurit të kokainës drejt Europës. Policia peruane ka mundur ta kapë pikërisht Kadri Gjocin, shtetas shqiptar, i cili i përket kartelit famëkeq “Cártel de Los Balcanes”.

Kadri Gjoci
Kadri Gjoci

Arrestimi i tij ndodhi pikërisht në godinën luksoze në Surquillo. Aty pranë, në Miraflores, agjentët e Dirandro ndërhynë duke arrestuar Pasquale Bifulcon, italiani i cili është pjesë e mafies “Ndrangheta”, e famshme për kontrollin e rreth 80 përqind të trafikut të kokainës në Europë. Ky operacion u krye nga agjentët e Divizionit të Hetimeve Speciale të Dirandro, Divinesp. Por Pasquale Bifulco është një i njohur i vjetër në Peru. Tetë vjet më parë ai u arrestua në San Isidro për një urdhër arresti ndërkombëtar për dërgimin e një ngarkese droge në Itali.

Kontaktet e operacionit të fundit të bandës italo-shqiptare ishin aq të sakta dhe efektive sa lejuan që 2.5 tonë drogë të çoheshin nga Peruja në portin e Hamburgut në Gjermani. Ajo që trafikantët nuk dinin ishte se Policia po vëzhgonte këtë ngarkesë

Robert Suloti
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Mbreti Charls III fluturon drejt Skocisë vetëm një ditë pas funeralit të Mbretëreshës
Previous article U KAPËN ME MALLRA KONTRABANDË/ 3 të arrestuar në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT