• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GRUPI TERRORIST DONTE TË MERRTE PENG PELIGRINË”/ Zbarkojnë në Kosovë 200 marinsa amerikanë
Home
Rajon

“GRUPI TERRORIST DONTE TË MERRTE PENG PELIGRINË”/ Zbarkojnë në Kosovë 200 marinsa amerikanë

26 September, 2023 s.autor Rajon

Shumica e të arrestuarve gjatë operacionit të policisë për kapjen e terroristëve janë me shtetësi serbe. Kështu ka deklaruar në Dita Jonë gazetari i A2 CNN Tomorr Avdia, i cili i referohet burimeve të Porkurorisë Speciale të Kosovës. Sipas tij sulmi i së dielës në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku, ishte i përgatitur dhe i strukturuar.

“Kryeprokurori Blerim Isufaj ka deklaruar mbrëmë vonë se shumica e të arrestuarve gjatë operacionit të policisë për kapjen e terroristëve, janë me shtetësi serbe, që hedh poshtë deklarimet e Vuçiç. Kjo është e konfirmuar plotësisht. Një sulm i ardhur nga Serbia dhe pas këtij sulmi qëndrojnë Serbia dhe shërbimet sekrete. E gjithë ka qenë e përgatitur e strukturuar. Bazë e tyre ka qenë manastiri, që përbënë një shkelje të rëndë”.

Avdia deklaroi se sulmuesit serbë kanë dashur të marrin peng pelegrinët në kishë.

“Gjatë oepracionit policia ka bërë planifikim të saktë që të mos ketë asnjë viktimë në mesin e pelegrinëve se ishin të vendosur në kishë rreth 50 pelegrinë. Informacionet e fundit janë se kanë dashur të marrin disa pelegrinë peng. Njësia antiterror ka nxjerrë pelegrinët nga kisha dhe pastaj ka vazhduar operacionin disa janë dorëzuar të tjerët që nuk janë dorëzuar janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit”.

Ai njoftoi se “mbrëmë vonë kanë zbarkuar 200 marinsa amerikanë në lindje të Kosovës me pajisje të sofistikuara”.

Sipas tij ky grup i strukturuar kriminal ka disa vite që vepron në veri të vendit, stërvitur i menaxhuar dhe koordinuar nga shërbimet sekrete serbe dhe të ndihmuar edhe nga ekspertë rusë.

“Kanë tentuar që të përhapin një platformë si Nova Rusia për të cilën është duke punuar dhe që nga 2008 e ka vendosur në gjerogji, Krime dhe Litiuani, Moldavi. Zgjerimi i këtij konflikti ka tentuar të arrijë në pjesë ku goditet NATO dhe në këtë rast është Kosova. Ky grup ka pasur një bazë që ka operuar në hapësira si objekte të bashkive të vendit. Gjuha e komunikimit të tyre është edhe në rusisht për të koordinuar veprimet me drejtuesit e tyre. Serbia e menaxhon këtë situatë përmes këtyre grupeve të cilat kohët e fundit kanë filluar të dalin prej një skenari që Serbia do të realizojë.

Ka edhe grupe të tjera që janë identifikuar. Vitet e fundit këto grupe janë ndihmuar edhe nga kisha serbe”.

Ai solli në vëmendje sulmin e së dielës ku mbeti i varrë polici Afrim Bunjaku.

“Sulmi nga ndodhur në fshatin Banjskë, grupi sulmues ka vendosur dy automjete në rrugë duke bllokuar rrugën dhe pas dy kamionëve kanë vendosur mjet të blinduar. dhe kur patrulla ka marrë sinjal që është bllokuar rruga, policia ka shkuar me në patrullë pastaj tjetra dhe kur ka shkuar patrulla e parë grupi kriminal ka qëlluar në drejtim të policisë së Kosovës. Pastaj kanë ardhur dy patrulla të tjera në ndihmë. Janë përballur me shkëmbim të ashpër të të gjitha kalibreve, snajper, mitraloz. Pas tërheqjes së trupave kanë ardhur në ndihmë forcat speciale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË FIER-LEVAN/ Përmbyset në rrugë kamioni, detajet e para
Previous article ÇFARË I KA NDODHUR? Klea Huta në gjendje jo të mirë shëndetësore: 24 orët e fundit…

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT