• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUPI I “SKIFTEREVE” TE DIBRES/ Kush është RESMI JAKIMI, transportonte me “BENZ” bashkpunëtorët dhe… (FOTO)
Home
Breaking News

GRUPI I “SKIFTEREVE” TE DIBRES/ Kush është RESMI JAKIMI, transportonte me “BENZ” bashkpunëtorët dhe… (FOTO)

23 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Dibrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ‘Maqellara’, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë grupi akuzohet për një seri vjedhjesh të ndodhura më këtë zonë.

Në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë , Komisariati i Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, falë një punë të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “MAQELLARA”, ku u bë ndalimi i shtetasve:

Egert Jakimi, 27 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V.R, 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Resmi Jakimi, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë ( i dënuar më parë për vjedhje)

Jakimi kishte rolin e shoferit në grup pasi transportonte sendet e vjedhura dhe gjithashtu në bashkëpunim me njëri tjetrin largoheshin nga ngjarja me Benzin e tij, i cili u sekuestrua menjëherë pas arrestimit të tyre.

Ndalimi i tyre dhe shpallja në kërkim i një shtetasi tjetër u bë pasi :

Më datën 22.07.2018, rreth orës 02.30, të natës, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60-litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të shtetasit E.L. si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e shtetasit F.L.

Policia e Dibrës menjëherë pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet e lartëpërmendura kanë organizuar punën duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku autorët nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip “benz”.

Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton se ky grup të jenë edhe autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera dhe konkretisht :

Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit O.Xh, banues në Maqellarë.

Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur një viç në ahurin e bagëtive të shtetasit F.J, banues në Maqellarë.

Më datë 25.06.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q.S, banues në Melan.

Më datë 19.07.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.L, banues në Maqellarë.

Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale:

Një automjet tip Benz me targa BZ 2269 A, 3 bidona plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular .

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Vjedhjes” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publike” të parashikuar nga nenet 134/2, 134/2-22 dhe 242 të Kodit Penal.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump kërcënon Iranin: Do vuani pasoja nga ato që nuk i ka parë asnjëherë historia
Previous article NORA NË HAPAT E ERËS/ Ja çfarë medon për tu futur në muzikën botërore: Nuk para më...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT