Mëngjesin e sotëm Policia e qytetit Korçë ka arrestuar tre persona, të cilët ishin përfshirë në një grup kontrabandë për produkte të paçertifikuara që kalonin nga Shqipëria (nëpërmjet Doganës së Goricës) në territorin grek.
Policia e qytetit thotë se janë sekuestruar rreth 1.3 ton fasule të fshehura në një makinë tip “Volksëagen” me targa CB 3291 MK (targa maqedonase). Produkti i sekuestruar është kontrabandë, dhe këtë e ka bërë të ditur edhe Policia e Korçës.
ALPENews.al njoftoi kapjen e kontrabandës mëngjesin e sotëm.
POR KUSH JANË DY DOGANIERËT DHE BIZNESMENI?
Petre Mitre, 27 vjeç, banues në Gollomboç-Pustec
Gentian Keco, 34 vjeç, banues në Baban-Devoll
Hektor Marino, 39 vjeç, banues në Korçë, biznesmen
/AlpeNews.al





