Pas rezultateve të fundit nga Fieri, ku tre persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, Bashkia ka marrë masa për dezinfektimin e zonës. Pasditen e sotme është dezinfektuar lagjja “Liri Gero” ku banonte gruaja shtatzënë, e cila bashkë me djalin 2 vjeç dhe vjehrrën janë prekur nga COVID-19.
Ndërkohë gruaja ka ardhur po sot pasdite në Spitalin Infektiv për një ndjekje më të kujdesshme. Gjendja e tre të prekurve është aktualisht e qëndrueshme.