• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUAJA SHTATËZËNË VDIQ NË AKSIDENT/ Detajet e REJA: Vjehrrit i iku timoni. Ishin nisur për të takuar…
Home
Breaking News

GRUAJA SHTATËZËNË VDIQ NË AKSIDENT/ Detajet e REJA: Vjehrrit i iku timoni. Ishin nisur për të takuar…

22 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një parakalim i gabuar i merr jetën nënës 6- muajshe shtatzënë, në gjendje të rëndë vajza e saj 7 vjeçe.

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur në orët e paradites në aksin rrugor Fier- Levan, ka shkaktuar vdekjen e një 26-vjeçareje. Në aksident u përfshinë dy automjete, një makinë tip “Benz” dhe një tjetër “Audi”.

Majlinda Troka, 26 vjeçe, mbeti e vdekur, ndërsa e plagosur në gjendje të rëndë mbeti vajza e saj vetëm 7 vjeçe. Kurse tre persona të tjerë, Klaudia Troka, 44 vjeç, Astrit Troka, 58 vjeç dhe Laurent Troka, 31 vjeç, morën dëmtime të lehta. Nga informacionet që jep Policia, dy automjetet janë përplasur në vendin e quajtur “Liqeni”.

Në bazë të hetimeve paraprake, rezulton se automjeti tip “Benz” që vinte nga Fieri dhe po udhëtonte drejt Vlorës ka hyrë në parakalim të gabuar, duke përplasur mjetin tip “Audi” që drejtohej nga vjehrri viktimës, Astrit Troka.

Edhe pse ky i fundit ka ulur shpejtësinë, përplasja ka qenë fatale duke i marrë jetën gruas shtatzënë 6- muajshe si dhe plagosur rëndë vajzën e saj. Ndërsa tre të plagosurit e tjerë paraqiten jashtë rrezikut për jetën, kurse mjekët thonë se në gjendje të rëndë vijon të jetë vajza 7 vjeçe. Vajza, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Fierit, është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Burimet tregojnë se Astrit Troka po shoqëronte nusen e djalit dhe fëmijën e saj drejt qytetit të Fierit, në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti. Në automjetin tip “Audi”, përveç Majlindës, Astritit dhe vajzës së mitur ndodhej dhe Klodiana Troka, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje nga fshati Martinë i Fierit. Sipas disa burimeve, familja Troka po udhëtonte nga fshati i tyre në drejtim të qytetit të Fierit. Ata kishin planifikuar të bënin pazar, e pastaj të ktheheshin në shtëpinë e tyre në fshatin Martinë.

Burime nga spitali i Fierit bëjnë me dije se në spital u paraqitën tetë persona, por disa kishin plagë më të lehta dhe pasi morën ndihmën mjekësore u larguan. Mes të plagosurve i shtruar në spital është edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Laurent Troka, nga fshati Nuselalë i Fierit. Në automjetin tip “Benz” kanë qenë edhe katër anëtarë të familjes së Laurentit, të cilët kanë shpëtuar me gërvishtje të lehta.

“Në datën 21.08.2018, ora 11:30 në aksin rrugor Fier- Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T., me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja. M.T., e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, bëhet e ditur nga Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luigj Dushaj: Si më pushkatuan babain, pse ishte kundër komunizmit
Previous article RAPORTI I INSTAT: 13 mijë të huaj jetojnë në Shqipëri. KRYESOJNË iranianët dhe...

g.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT