• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gruaja nga Fieri: Më martuan 3 herë me zor, vëllai i nxjerr të palarat live
Home
Sociale

Gruaja nga Fieri: Më martuan 3 herë me zor, vëllai i nxjerr të palarat live

9 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Një 36-vjeçare nga Fieri është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ ku ka rrëfyer kalvarin e një jete të vështirë, që nga dështimi i tre martesave tek konfliktet me vëllezërit e saj.

Sonila, nënë e tre fëmijëve tregon se si e martoi babai për tri herë radhazi, ndërsa tashmë jeton me nënën e saj të moshuar, por pa përkrahjen e vëllezërve.

“Më martoi babai. Nuk i kam kundërshtuar kurrë prindërit, dhe as vëllezërit më të mëdhenj. Pasi u martova për herë të parë, zbulova gjatë kohës që isha shtatzënë se burri kërkohej nga Interpoli për vrasje. Më pas ata e burgosën dhe më pas u vetëvra në burg. Më pas më martuan sërish, nga ajo martesë linda sërish një vajzë. Por edhe ai gjatë një konflikti me thikë u plagos dhe u fut në burg. Më pas më martuan për herë të tjerë, me një person me probleme mendore. Me të linda një djalë, por desh ma vrau, e ika nga shtëpia. Si fillim shkova tek mbesa, pastaj tek nëna ime. Por më pas më përzunë. Dua që të më mbështesin dhe të më përkrahin fëmijët”, tha Sonila. Ndërkohë, një tjetër version për ngjarjen tha vëllai i saj, Arjani.

Në një lidhje telefonike për emisionin, vëllai i 35-vjeçares pohoi se e kishte mbështetur gjithmonë motrën e tij dhe fëmijët e saj, ndërsa nga ana tjetër i ‘nxori’ në dritë një konflikt me ish-burrin e dytë. Arjani tha se Sonila i kishte thënë burrit të saj të dytë se vajzën nuk e kishte me të.

Arjani: Ajo duhet t’ja dijë për faleminderit motrave dhe vëllezërve. Le ta dëgjojë gjithë Shqipëria. Pasi Sonila kur ka pasur debat me burrin e dytë, në syrin tim i ka thënë që; se kam vajzën me ty. Këto të tregoj Sonila. Nëse ka pasur mbështetje, ta harroj. Unë e kam ndihmuar si Perëndinë dhe kudo që të shkojë ajo është motra ime.

Sonila: Dua një mbështetje më shumë dhe të sillet pak më mirë të paktën me fëmijët e mi.

Arjani: Unë fëmijët e t’u si ndaj nga fëmijët e mi. Sonila unë djalit tim si dhashë asgjë, dhe djalit tënd po. Shpirtin nuk ua jap dot. Ça do më ti? Djali ishte deri në orën 20:00 tek unë, shpitin s’ta jap dot më. Tek fëmijët bëj shumë.

Sonila: Sillu pak më butë me fëmijët e mi

Arjani: Normale. Kur fejoi vajzën nuk më pyeti. Ndaj do rri si ‘uji i ndenjur’.

MARTESAT E DËSHTUARA
Martesën e parë e kurorëzoi në vitin 2000, ishte një lidhje me shkesi e iniciuar nga babai dhe familja. Emigruan në shtetin grek, por u kthyen prej andej shumë shpejt pasi bashkëshorti ndiqej nga Interpoli dhe ajo mori vesh për herë të parë se ai kishte kryer një vrasje. Nga martesa me të kishte sjellë në jetë një vajzë, e cila shkonte e takonte babain në qeli deri në momentin kur ai kreu vetëvrasje.

Pas dështimit të kësaj martese dhe vuajtjeve të pafundme që ju desh të kalonte familja sërish e lidhi me një tjetër njeri. Solli në jete një tjetër vajzë, por pas një zënke me thika edhe bashkëshorti i dytë do të përfundonte në izolim. E gjendur në një situatë të tille me 2 vajza të vogla u kthye serish tek familja e saj, por vëllai nuk e pranonte, sjellja e ashpër dhe agresive e tij e detyroi të atin të rregullonte për të bijën një martese të tretë.

36-vjeçarja e konsideron këtë martese një tjetër ferr, pasi bashkëshorti vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi solli në jetë një djalë me të edhe kjo martese mori fund. Ai e dhunoi të birin aq shumë sa përfundoi në reanimacion dhe Sonilës nuk i ngeli me asgjë tjetër përveçse të largohej një herë e përgjithmonë. Sot Sonila ka me shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e familjes, pasi njëri prej vëllezërve e ka përzënë nga banesa duke e lënë në mëshirë të fatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zidane: Fama si futbollist nuk më ka ndihmuar në punën e trajnerit
Previous article Mourinho nuk e aktivizon rregullisht, Fellaini kërkon largimin nga United

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT