Një grua e fesë islame që përkrah kërkesat e palestinezëve në konfliktin me Izraelin ka organizuar një fushatë për mbledhje të fondeve, për riparimin e disa varrezave të izraelitëve, të dëmtuara nga palestinezët.
Linda Sarsour, palestineze me nënshtetësi amerikane ka mbledhur mijëra dollarë për të riparuar varrezat e hebrenjve në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ato ishin dëmtuar gjatë një vale dhune nga palestinezët, të cilët protestonin kundër mbështetjes amerikane për Izraelin.
“Përmes kësaj fushate, ne duam të përçojmë mesazhin që mes komuniteteve islame dhe hebrenje nuk ka vend për urrejtje në Amerikë”, ka thënë Sarsour, e cila ka mbledhur rreth 110 mijë dollarë për këtë qëllim.
Ajo shtoi që shpreson që ky gjest të riparojë aq sa është e mundshme marrëdhëniet mes dy feve.



