Fotografia e së resë me shami e cila është postuar në një nga 2700 llogaritë falso të krijuara nën hijen e Kremlinit është një përpjekje e Rusisë për të shpërndarë fake news dhe për të influencuar në politikën britanike dhe amerikane.
Kjo ka shkaktuar dhe një reagim të ashpër nga kryeministrja britanike Teresa May e cila ka sulmuar Putinin dhe ndërhyrjen ruse në demokracinë perëndimore.
Fotografia e gruas myslimane që flet në telefon teksa është duke ecur pranë viktimave të sulmit në urën Westminster në Angli u bë virale në Twitter si një simbol i indiferencës së islamikëve përkundrejt tmerrit të sulmit të 22 marsit. Nuk patën vlerë as shpjegimet e autorit të fotos, 28-vjeçarit Jamie Lorriman, i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur vajzën, duke thënë se e reja me hijab në realitet ishte e tronditur dhe e traumatizuar.
Versioni më i shpërndarë në Twitter ishte ai që u shpërnda me foton e etiketuar #Ban Islam që thoshtë :” Gruaja myslimane nuk kushton as vemendjen me të vogël për tmerrin e sulmit, ecën qetësisht afër një burri që po vdes dhe kontrollon telefonin e saj.


