Policia e Fierit i vuri prangat një 23 vjeçare e cila është denoncuar nga bashkëshorti i saj, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.
Blutë bënë me dije se ajo ka shkelur vendimin e gjykatës dhe i ka shkuar në banesë bashkëshortit, i cili ka njoftuar sërish policinë duke e çuar pas hekurave të renë.
Ndërkohë në prangat e bluve të Fierit ka rënë edhe një 26 vjeçar pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”.
Njoftimi nga policia Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. L (Z)., 23 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës Lushnjë, duke shkuar te banesa e bashkëshortit, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Endri Llazi, 26 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 36 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.


