• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Lindita nga Berati/ Historia e të sëmurës me kancer që jeton me ndihmë sociale: Ilaç nuk ka. Do vras veten, ose…
Home
Sociale

Lindita nga Berati/ Historia e të sëmurës me kancer që jeton me ndihmë sociale: Ilaç nuk ka. Do vras veten, ose…

29 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

“Do vras veten se nuk kam rrugë tjetër…”

Këto janë fjalët e pacientes 36-vjeçare, e cila prej 13 vitesh lufton me kancerin.

Ajo nuk pranon të identifikohet për kamerën pavarësisht se ka mbetur krejtësisht pa shpresë për sa i përket përmirësimit të shëndetit. Prej muajsh një shqetësim më vete i saj është mungesa e ilaçit Etoposid në spitalin Onkologjik, i nevojshëm për seancat 20 ditore të kimioterapisë. E vetmja mundësi është ta gjejë këtë ilaç privatisht në farmaci.

“Vjen një herë, herën tjetër nuk e gjej. Më duhet të shpenzoj 700 mijë lekë në ditë për të blerë ilaçin.”

Lindita ka mbetur e paralizuar pas një operacioni duke e lënë atë në pamundësi për të punuar. Të ardhurat e vetme ekonomike janë ato që merr nga ndihma sociale në bashkinë e Beratit.

“Marr vetëm një asistencë që nuk më del për të ardhur nga Berati në Tiranë. Kam një fëmijë në shtëpi që po më kalon një traumë të madhe, që më thonë o mami do të të shes veshkën për ty”.

Mungesa e ilaçit të kimioterapisë është një shqetësim disa mujor për shumë pacientë që janë të shtruar në pavionin e Onkologjikut. Edhe Fatmiri pohon të njëjtën situatë për kamerën.

“Kam 3 muaj që vij në spital, javët e fundit më kanë thënë që ilaç nuk ka dhe detyrohemi ta blejmë vetë.”

Por sa është kosto e një dite për një pacient?

“50 mijë lekë të vjetra përditë për ilaçe që i blej vetë. U drejtova edhe tek drejtoria dhe më thanë që ilaç nuk ka dhe nuk do të ketë derisa të kemi një kontratë të re me shtetin.”

Deri në marrjen e furnizimit të radhës në depot farmaceutike, shpresa e vetme e këtyre pacientëve janë lutjet, ndërkohë që sëmundja përparon çdo ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Flet drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave: Skemë e re për FINANCIMIN (DETAJET)
Previous article Kim Kardashian ndryshon drastikisht pamjen, fansat “e kryqëzojnë”: Turp të kesh! (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT