• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gruaja e GYLENISTIT të dëbuar nga Kosova: Mediat e Erdoganit gënjyen për burrin tim. Ai…
Home
Rajon

Gruaja e GYLENISTIT të dëbuar nga Kosova: Mediat e Erdoganit gënjyen për burrin tim. Ai…

8 April, 2018 F.autor Rajon

Osman Karakaya është arrestuar në Kosovë ditë më parë, bashkë me pesë shtetas të tjerë turq, për t’u dëbuar më pas në Turqi – ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit. Mediat turke, besnike ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan, kanë botuar gjatë ditëve të fundit lajme të rrejshme rreth Karakayas dhe gylenistëve të tjerë. Portalet erdoganiste kanë raportuar se si Karakaya gjoja ka pranuar fajësinë e tij – dhe se gjoja ka thënë se media të caktuara në Kosovë paguhen nga kleriku Gylen, që jeton në azil në Shtetet e Bashkuara. Familja e Karakayas ka mohuar, nëpërmjet një letre publike, pohimet e mediave të Erdoganit.
“Bashkëshorti im ende nuk është nxjerrë para prokurorit për të dhënë deklaratën e tij dhe se gjer më tani ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë të vetme”, ka thënë Fatma Karakaya, bashkëshorte e Osman Karakayas.

“Prandaj të gjitha lajmet që vijnë nga mediat turke se gjoja ai ka pranuar fajsinë dhe ka pranuar të bashkëpunojne me organet turke janë tërësisht të pavërteta dhe kanë për qëllim të vetëm të shpifin dhe të mashtrojnë si opinionin turk po ashtu edhe atë Kosovar”, ka theksuar ajo.

Letra e plotë e Fatma Karakayas:

DEMANTIM I LAJMEVE SE OSMAN KARAKAYA KA PRANUAR FAJSINE NE TURQI

Si bashkëshorte e z. Osman Karakaya e ndjejë të domosdoshme të reagojë lidhur me lajmet e rreme të cilat vijnë nga mediat turke që veprojnë në Kosovë dhe Turqi lidhur me bashkëshortin tim e në vecanti pasi që të njejtat lajme po percjellen dhe po publikohen edhe nga mediat kosovare duke mos qenë në dijeni se ato që përhapen si të tilla janë tërësisht të pavërteta.

Fillimisht dëshirojë të sqarojë për të gjithë se ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me avokatët tanë në Turqi dhe se nga avokatet jemi njoftuar se as bashkëshorti im e madje asnjëri nga 6 të deportuarit për në shtetit turk ende nuk janë marrë në pyetje nga Prokuroria Turke. Bashkëshorti im ende nuk është nxjerrë para prokurorit për të dhënë deklaratën e tij dhe se gjer më tani ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë të vetme. Prandaj të gjitha lajmet që vijnë nga mediat turke se gjoja ai ka pranuar fajsinë dhe ka pranuar të bashkëpunojne me organet turke janë tërësisht të pavërteta dhe kanë për qëllim të vetëm të shpifin dhe të mashtrojnë si opinionin turk po ashtu edhe atë Kosovar. Duke qenë se lajme të tilla janë fabrikuara dhe bëhen në vazhdimësi, kërkoj edhe nga mediat kosovare që të mos lejojnë që të bëhen pre e lajmeve të tilla shpifëse. Sqaroj se asnjëri nga pretendimet e pasqyruara në mediat turke se gjoja bashëshorti im ka blere tokë prej 60 hektarë apo se ka qarkulluar shuma të mëdha të parave janë shpifje dhe nuk përmbajnë asnjë provë për të u argumentuar.

Se lajmet e tilla janë të pavërteta bëhet tejet e qartë edhe nga vetë përmbajtja e lajmit ku theksohet se “nga kontrolli që u është bërë kompjuterëve, tabletëve dhe telefonëve të dyshuarve janë gjetur dëshmi se…”. Besoj se është e qartë edhe për të gjithë publikun Kosovar mënyra e arrestimit të familjarëve tane për cka janë publikuar edhe video inqizimet. Si ka mundësi të pretendohet se janë kontrolluar kompjuterët dhe tabletët e familjarëve tane kur asnjë kompjuter nuk ështe konfiskuar. Familjarët tanë janë arrestuar në rrugë ose në shkollë dhe se asnjë kompjuter nuk ështe konfiskuar. Nga kjo bëhet tejet e qartë se lajmet e tilla janë të fabrikuara dhe se janë lajme të marra në mënyrë paushalle nga rastet tjera të shpifjeve. Pra lajmi i referohet dëshmive nga kompjuterët dhe tabletëve ndërsa familjarët tanë në momentin e arrestimit nuk kanë pasur me veten asnjë kompjuter apo tablet.

Për fund theksoj se në njërin nga lajmet shpifëse në adresë të bashkëshortit tim Osman Karakaya është pretenduar se ai ka deklaruar se ka financuar media të caktuara në Kosovë, si Gazeten Express, Kohën Ditore, Gazetën Zëri, Shoqatën e Gazetarëve në Maqedoni, etj. Duke qenë se një lajm I tillë është shpifje dhe tërësisht I pavërtetë, kërkojë nga këto medie që secila prej tyre të demantoj dhe të mos shpërndajë lajmet e tilla.

Mbes me shpresë se lajme të tilla shpifëse nuk do të publikohen më tej në mediet kosovare

Ne do ti marrim masat ligjore ndaj yeni tran dhe anadollu agency për këto shpifje dhe thërrasim mediet tjera që të mos bijnë pre e këtyre shpifjeve.

Fatma Karakaya – bashkëshortja e Osman Karakaya

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kim Kardashian e tregon para 109 milionë personave: Ky është produkti im me emrin SHQIP...
Previous article Golashënuesi më i mirë i Serie A pëlqen ekuilibrin para derbit

F.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT