• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUAJA DHE DY FËMIJËT U VRANË NGA USHTRIA RUSE/ Burri tregon se si e mësoi lajmin: Njoha valixhet. E gjithë bota duhet ta dijë se…
Home
Nderkombetare

GRUAJA DHE DY FËMIJËT U VRANË NGA USHTRIA RUSE/ Burri tregon se si e mësoi lajmin: Njoha valixhet. E gjithë bota duhet ta dijë se…

10 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Një burrë ukrainas ka përshkruar lajmin e kobshëm se si mësoi për vdekjen e gruas dhe dy fëmijëve të tij kur një predhë ruse i goditi pa mëshirë. Në një bisedë me New York Times ai tha se e kishte mësuar lajmin pasi kishte parë një postim në Twitter dhe fotot e familjarëve të tij të shtrirë përtokë të pajetë.

“Unë njoha valixhet dhe kështu që e dija”, tha Serhiy Perebyinis.

Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin. Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu,” tha Serhiy, i cili kishte udhëtuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë para se të shpërthente lufta.

Ai i tha gazetës se për t’u kthyer në Kiev, ai u detyrua të hynte në Rusi dhe më pas të fluturonte në qytetin e Kaliningradit për të kaluar në Poloni.
Perebyinis tha se iu kishte thënë trupave ruse në kufirin me Poloninë se; “E gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani një operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua, nuk kam asgjë për të humbur.”

Serhiy postoi një mesazh në Facebook pak orë më parë se kalvari i tij ishte “si një film horror”. “Është e vështirë të shikosh kur gruaja jote e dashur është e shtrirë në një çantë të zezë në dysheme”, ka shkruar ai. Ai u zotua gjithashtu për drejtësi për familjen e tij: “Do të luftoj për ta deri në fund. Do të sigurohem që të ketë një vendim gjykate.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI/ Zyrtari amerikan: Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë rreth 6 mijë trupa ruse
Previous article LUFTA/ Ukraina ndalon eksportet e grurit, tërshërës dhe produkteve të tjera ushqimore

s.autor

Postime të ngjashme

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT