Partia Demokratike e opozitës pro-biznesit të Groenlandës, e cila favorizon një qasje të ngadaltë ndaj pavarësisë nga Danimarka, fitoi zgjedhjet parlamentare të së martës (11 mars), të cilat u dominuan nga premtimi i presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit.
Me më shumë se 90% të votave të numëruara, partia Demokraatit – e cila favorizon një qasje graduale ndaj pavarësisë – po merr gati 30% të votave, thonë zyrtarët zgjedhorë.
Naleraq, një tjetër parti opozitare e cila dëshiron të nisë menjëherë procedurat e divorcit nga Kopenhagen dhe të ketë lidhje më të ngushta me SHBA, është e dyta në sondazh me rreth 25%.
Që nga marrja e detyrës në janar, Donald Trump është zotuar ta bëjë Grenlandën – një territor gjysmë autonom i Danimarkës – pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se është jetike për interesat e sigurisë së SHBA-së, një ide e refuzuar nga shumica e grenlandezëve.
Ishulli i madh, me një popullsi prej vetëm 57,000 banorësh, është përfshirë në një garë gjeopolitike për dominim në Arktik, ku shkrirja e akujve po i bën burimet e tij më të aksesueshme dhe po hap rrugë të reja transporti. Si Rusia ashtu edhe Kina kanë intensifikuar aktivitetin ushtarak në rajon.
“Njerëzit duan ndryshim … Ne duam më shumë biznes për të financuar mirëqenien tonë,” tha Jens-Frederik Nielsen, drejtuesi i Demokraatit dhe një ish-ministër i industrisë dhe mineraleve.
“Ne nuk duam pavarësinë nesër, ne duam një themel të mirë,” u tha Nielsen gazetarëve në Nuuk.
Gorenlanda është një ish-koloni daneze dhe ka qenë një territor që nga viti 1953. Ajo fitoi një farë autonomie në vitin 1979 kur u formua parlamenti i saj i parë, por Kopenhaga ende kontrollon punët e jashtme, mbrojtjen dhe politikën monetare dhe siguron pak më pak se 1 miliard dollarë në vit për ekonominë, shkruan Reuters.
Në vitin 2009, ajo fitoi të drejtën për të shpallur pavarësinë e plotë përmes një referendumi, edhe pse nuk e ka bërë këtë për shkak të shqetësimit se standardet e jetesës do të bien pa mbështetjen ekonomike të Danimarkës.


