• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRIPI SEZONAL NË IKJE/ Bie intensiteti në javën e parë të marsit, por ishte më agresiv se më 2019 (FOTO)
Home
Sociale

GRIPI SEZONAL NË IKJE/ Bie intensiteti në javën e parë të marsit, por ishte më agresiv se më 2019 (FOTO)

19 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Gripi sezonal i cili është në javën e 9 të tij sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik ka nisur të ketë një kurbë rënëse. Të dhënat zyrtare sipas survejancës tregojnë se prirja e infeksioneve respiratore paraqet rënie në javën 09 të vitit 2020, ku gripi konsiderohet me aktivitet sezonal normal me intensitet mesatar.ISHP shpjegon se javën e parë të marsit vazhdoi qarkullimi i viruseve të tipit A dhe B të gripit. Që nga fillimi i sezonit deri tani, në total mbizotëron virusi i tipit A, nëntipi A/H3. Virusi i tipit A ka mbizotëruar çdo javë deri në javën 05 ndërsa që nga java 06 vërehet mbizotërim i virusit të tipit B.

Që nga dhjetori i 2019 në Shqipëri mbizotërojnë viruset e tipit A (65%) krahasuar me viruset e tipit B (35%).

Në javën e parë të marsit mbi 20 mijë përsona ishin me grip stinor, një numër 25% më i lartë se vjet në këtë periudhë. 219 (20.8%) prej 1052 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione, raportoi ISHP.

Prej gripit sezonal në Shqipëri raportohet të kenë humbur jetën 4 përsona. Një paciente me moshe 61 vjeç, ishte me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni dhe e pavaksinuar ndaj gripit.Një paciente me moshë 80 vjeç, me fillim të menjëhershëm dhe me insuficiencë respiratore, e pavaksinuar ndaj gripit.Një pacient me moshë 41 vjeç i pavaksinuar ndaj gripit. Një pacient me moshë 62 vjeç i pavaksinuar ndaj gripit dhe me sëmundje kronike.

Në datën 6 Nëntor 2019 mbërritën në ISHP 60 000 dozat e para, vaksinë ndaj gripit, Vaxigrip (inaktive) në flakon 10 dozësh. Grupet të cilat mund te vaksinohen ishin personeli shëndetësor, femijët në moshën 2 deri 5 vjeç, gratë shtatzëna, persona me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktivepulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlcisë etj. si dhe persona obezë apo me imunodeficiencë të të gjitha moshave, -persona mbi 65 vjec.

Rasti klasifikohet si SRRA (Sëmundje e rëndë respiratore akute) sipas përkufizimit të OBSH dhe si STRRA (Sëmundje tepër e rëndë respiratore akute) sipas klasifikimit tonë për të gjitha rastet që kanë nevojë për shtrim në repartet e terapisë intensive dhe kanë nevojë për oksigjenim. 219 (20.8%) prej 1052 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione (STRRA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “JEMI NË LUFTË ME KORONAVIRUSIN”/ Trump: Do ta mundim armikun e padukshëm
Previous article KORONAVIRUSI/ Të gjithë në ndihmë kundër COVID-19, mjekët kinezë mbërrijnë në Milano

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI)

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT