• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GRIPI I DERRIT”/ Dyshimet për DY viktima. Çfarë është dhe si përhapet (SIMPTOMAT)
Home
Ekskluzive

“GRIPI I DERRIT”/ Dyshimet për DY viktima. Çfarë është dhe si përhapet (SIMPTOMAT)

3 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Tre raste të dyshuara me grip derri janë dërguar për shërbim të specializuar nga spitali rajonal i Elbasanit drejt Tiranës, ndërsa po sot u shënua edhe viktima e parë për këtë sezon. Ai është 48 vjeçari nga Elbasani Arben Sulaj.

Ndërkohë që priten ende pergjigjet e analizave mbi virusin, kujtojmë se Shqipëria është prekur jo rrallehere ndër vite nga ky virus.

Viktimat e gripit të derrit në Shqipëri kanë qënë në një shifer te konsiderueshme ku në 2009 dhe 2014 pati më shumë se 5 raste.

Por çfarë është gripi i derrit:

Gripi i derrit është sëmundje të cilën e shkaktojnë lloje të ndryshme virusesh të cilët te derri janë endemikë. Virusi H1N1, i tipit A, nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por transmetohet nga njeriu tek njeriu, njejtë si gripi i normal, pasi është një kombinim i gjeneve të virusit të derrit, të shpendëve dhe njeriut. Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. Gripi i derrit ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm. Specialistët deklarojnë se nuk ka asnjë vaksinë që të mbron prej tij, por është provuar se është i ndjeshëm ndaj disa medikamenteve.

Si përhapet tek njerëzit?

Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip. Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra apo sendet që përmbajnë virusin e gripit. Personi i infektuar me virusin e gripit të derrave përhap sëmundjen tek personat e tjerë një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes, dhe shtatë ditë pasi të jenë shfaqur shenjat e sëmundjes.

Simptomat e gripit të derrit janë:
* Temperatura, e cila pothuajse është çdo herë prezente me vlera mbi 39.4°C në 12 orët e para
* Ftohje (acarim)
* Dhimbje të kokës
* Dhimbje të muskujve
* Humbje të apetitit
* Molisje (lodhje ekstreme)
* Skuqje dhe djegie e syve
* Zënie dhe shkuarje hundësh
* Kollë e thatë
* Dhembje gryke (fyti)
* Te disa raste po lajmërohen edhe marramendja, vjellje dhe diarreja.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBULL PERFEKT I NEYMAR/ Prapaskena e vuajtjeve të një rikuperimi nga dëmtimi (VIDEO)
Previous article HOLANDEZI KËRKON LARGIMIN NGA FRANCA/ Milani përgatit goditjen e radhës në sulm, ja oferta e çmendur

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT