• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRIM, PARUKE DHE VARSE ME PERLA/ 56-vjeçari mumifikoi nënën në banesë që t’i merrte pensionin, u zbulua nga…
Home
Jetë

GRIM, PARUKE DHE VARSE ME PERLA/ 56-vjeçari mumifikoi nënën në banesë që t’i merrte pensionin, u zbulua nga…

25 November, 2025 s.autor Jetë

E paprecedentë në Itali! Një histori me përmasa të paimagjinueshme është zbuluar në Borgo Virgilio, ku një 56-vjeccar hiqej si nëna e tij që kishte ndërruar jetën për të marrë pensionin e saj.

Detaje që nuk i shpëtuan punonjëses së gjendjes civile në Borgo Virgilio, një komunë pranë Mantovës (Itali), ku kjo “grua”, Graziella Dall’Oglio, u paraqit për të rinovuar kartën e identitetit.

Punonjësja e dalloi menjëherë dhe njoftoi eprorët, të cilët lajmëruan kryetarin e bashkisë dhe policinë lokale. Kështu nisi një hetim i brendshëm që krahasoi foton e bërë në komunë dy javë më parë, me atë të kartës së identitetit të skaduar 10 vjet më parë. Dyshimet u forcuan.

Ngjashmëria ishte e dukshme, por po aq e dukshme ishte që ajo nuk mund të ishte zonja Dall’Oglio, një shtëpiake e ve, bashkëshorti i së cilës, mjek, kishte ndërruar jetë disa vite më parë.Në fakt ishte djali, një infermier aktualisht i papunë, që në versionin “Mrs. Doubtfire” ishte zëvendësuar me nënën. Arsyeja? Zonja kishte vdekur dhe ndoshta jo kohët e fundit, pasi nuk kishte pasur lajme për të prej disa vitesh.

Ndërkohë kishte lajme për pensionin e majmë që djali vazhdonte të merrte duke u shtirur si e ëma dhe duke paraqitur çdo vit një deklaratë të ardhurash në emrin e Graziella Dall’Oglio, jo e vogël: 53 mijë euro, fryt i pensionit të të shoqit mjek dhe të ardhurave nga pasuria e familjes, shtëpi dhe toka.

Historia pati një fund të habitshëm dhe makabër. Punonjësja e ftoi burrin të kthehej në zyrat e komunës për të përfunduar procedurën dhe policët e detyruan të pranonte maskimin.

“Duhet të bëjmë edhe një kontroll në shtëpinë tuaj”, shtuan ata.

“Bëni si të doni”, psherëtiu ai.

Dhe kur hynë në shtëpi, skena ishte tronditëse: në një dhomë ishte nëna, e mumifikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI ME ARMË ZJARRI NË LUSHNJE/ Identifikohet shënjestra. Kush është “Juli i Pashakos”, kundërshtar i Aldo Bares dhe mik i Redjan Rrajës
Previous article TË SHTËNA ME ARMË NË LUSNJE/ Tre persona qëlluan drejt në automjeti në lëvizje

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT