• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Grida Duma “tradhëton” Lulzim Bashën, pranon humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit
Home
Ekskluzive

Grida Duma “tradhëton” Lulzim Bashën, pranon humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit

8 May, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Një nga deputetet e PD, ka pranuar sot hapur faktin që Lulzim Basha nuk e pranon ende publikisht, së kanë humbur në zgjedhjet e 25 prillit. Grida Duma gjatë një interviste në media, duke analizuar rezultatin e opozitës, u shpreh se “nuk po them që të duartrokasin humbjen, por brenda vetes, PD bëri veprimet e duhura”.

Në këtë mënyrë, Grida Duma i është bashkuar atij grupi të vogël brenda opozitës që kanë pranuar hapur dhe publikisht, faktin se PD dhe opozita në tërësi i humbën këto zgjedhje dhe PS e Edi Rama i fituan. Është tjetër gjë që ta pranosh humbjen siç është artikuluar sot shumë qartë Grida Duma dhe tjetër gjë, që të vijosh betejën opozitare për votën e lirë.

Ajo që e ka sjellë gjithë paqartësinë në radhët e opozitarëve, është qëndrimi i Lulzim Bashës, i cili nuk e njeh humbjen e tij dhe nga ana tjetër ka pranuar se nuk do ti refuzojnë mandatet dhe se në shtator, do të jenë në Parlamentin e ri që kanë dalë nga zgjedhjet e dy javëve më parë. Ky qëndrim kontradiktor lidhet me hallin që ka Lulzim Basha, që nuk do që të largohet pas humbjes së dytë radhazi (2017, 2021) dhe kërkon të rizgjedhur në Krye të PD edhe për 4 vite të tjera.

Për këtë Lulzim Basha duket se ka edhe mbështetjen pa asnjë ekuivok të Grida Dumës, e cila u shpreh se “pas çdo palë zgjedhje, çdo parti, e ka dhe do ta ketë reflektimin e vet. Padiskutim që duhet të ketë reflektim. Nuk e imagjinoj dot si mund ta japi kryetari i partisë dorëheqjen, kur ky njeri duhet të jetë në krye të një procesi të vjedhjes së votës.”

Grida Duma njihet si një nga mbështetëset më të zëshme të Lulzim Bashës, ndaj ajo nuk zhgënjen kur thotë se “absolutisht që PD mund të fitojë me Bashën në krye, i ka të gjitha parakushtet. PD mori një rezultat tej mase të mirë, përtej zero mundësive. Nuk po them që të duartrokasim humbjen, por brenda vetes, PD bëri veprimet e duhura”.

Grida Duma është nga zërat e parë, nga lista e deputetëve të rinj të opozitës, që pranon publikisht humbjen. Përpara saj kanë qenë aleatët e PD si Agron Duka, Nard Ndoka dhe të tjerë që e kanë pranuar fitoren e PS dhe Edi Ramës.

Janë shumë emra të njohur si Bujar Nishani, Arben Imami, Genc Pollo, Arben Ristani… e të tjera akoma brenda dhe jashtë strukturave drejtuese të PD, që jo vetëm e pranojnë humbjen por kanë bërë shkaktar të vetëm për këtë,- ndryshe nga Grida Duma,- personalisht Lulzim Bashën. Ata i kërkuan dorëheqjen, për ti hapur rrugën edhe një procesi të lirë e demokratik brenda PD, për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Shihni ku ndodhet tani raketa kineze, i kanë mbetur edhe pak orë për të rënë në tokë
Previous article NUK KA FESTË NË "ETIHAD"/ Chelsea mposht me përmbysje Manchester City-n

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi Aktualitet

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT