• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREVA E PEDAGOGËVE/ Rama: Kanë hallin e “revolucionit” të 16 shkurtit, studentët mos rrinë si pula
Home
Politikë

GREVA E PEDAGOGËVE/ Rama: Kanë hallin e “revolucionit” të 16 shkurtit, studentët mos rrinë si pula

2 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Prej pasdites së djeshme një grup pedagogësh të Universitetit të Tiranës kanë nisur grevën, pasi skadoi afati që i kishin vendosur ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të ndryshuar ligjin e Arsimit të Lartë . Por, kryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentët e Mjekësisë paraditen e sotme, shtroi sot tre pyetje për këtë grup pedagogësh, ndërsa kishte një thirrje edhe për studentët. Kreu i qeverisë u shpreh se pedagogët që kanë hyrë në grevë, mes tyre edhe Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike, kanë hallin e protestës së 16 shkurtit që po organizon opozita kundër qeverisë.

“Disa Mark Markë rrugëve atje, që kanë hallet e tyre. Unë nuk shkoj dot të hap derën e universitetit me dhunë dhe as të marr letrat për bursë, ti më thua mua dua këtë dhe atë, unë po të them ç’të bësh. Autonomia universitare është liri dhe përgjegjësi. Sekretaritë në universitete duhet të përgjigjen për ju. Kaq pula jeni ju, shkoni kërkoni të drejtën tuaj, do iu digjet viti. Sikur dolët në dhjetor për të drejtat tuaja, bëtë shumë mirë. U bë mirë që e morët vesh që unë nuk të vras, maksimumi debati në Ëhatsupp, por ke të drejtë nuk kam cfarë të them.

Ju duhet ti bëni Mark Markëve, një pyetje, sepse kërkesat e studentëve nëse ju nuk do të ngatërroni kohën me sistemet, duhet ti bënin ata, këto që kërkoni ju. Pyesni pak ata, Mark Markët me shokë, a janë dakord me vlerësimin e titujve akademikë dhe të thonë si dhe kur e duan? Por këtë nuk e thonë këtë. Keni parë që thonë të ndalohet denigrimi i pedagogëve, por për cfarë? A janë dakord ata që të ndalohet tregtia e librave të pedagogëve për notën?

Dhe pyetja e tretë është, a janë dakord që cdo vit studentët të bëjnë një vlerësim të performancës së pedagogëve, e përdor gjithë bota? Aty do të kuptojmë nëse e bëjnë grevën për ju, apo se nuk duan të përgjigjen për këto tre pyetje. Këta që bëjnë greva dhe u mbajnë peng ju duhet tu japin përgjigje këtyre pyetjeve. Po e morët përgjigjen, më lajmëroni dhe jam prapë unë fajtor. Mark Marku do të bëjë revolucionin e 16 shkurtit, janë në botën e tyre ata.

Do të humbas vitin unë se ju doni të bëni greva?! Ndërkohë që jeni aty të paguar nga taksat tona. Si lejohet kjo? Si mund të rrini ju si pula, që të vijë gjeli nga Kryeministria, t’iu shpëtojë’ tha ai. Asambleja e Pedagogëve vendosi dje të nisë grevën, duke bojkotuar kështu mësimin në fakultete pasi dështuan që të gjejnë gjuhën e përbashkët në takimin që zhvilluan me ministren e Arsimit. Thirrjes së Asamblesë i janë përgjigjur vetëm dy fakultete, ai i Shkencave Sociale dhe Histori Filologji deri tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Drithërima në portën e korçarëve, Ymeraj i afrohet golit (VIDEO)
Previous article SHKËNDIJAT BARCELONA-REAL MADRID/ Precedenti i dhunshëm Mourinho-Guardiola, tre "El Clasico" në një...

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur Aktualitet

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT