• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Greqia refuzoi një opsion, negociatat për emrin e Maqedonisë zhvendosen në Nju Jork
Home
Rajon

Greqia refuzoi një opsion, negociatat për emrin e Maqedonisë zhvendosen në Nju Jork

21 May, 2018 Ina.Autor Rajon

Pas refuzimit që i bëri Greqia propozimit “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, si opsion për zgjidhjen e kontestit të emrit, më 24 dhe 25 maj në Nju Jork do të zhvillohen bisedime të reja mes ministrave të Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, në prani të ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Shkup ndërsa paraprakisht një gjë e tillë ishte kumtuar edhe nga pala greke, e të cilin e kishte kumtuar gazeta “To Vima”.

“Ky takim është i një rëndësie të veçantë për rrjedhën e bisedimeve. Ndoshta edhe shansi i fundit për përparimin pas dështimit të emrit ‘Maqedonia e Ilindenit’ dhe kthimin në tryezë të pesë emrave fillestar që ishin paraqitur nga ndërmjetësi Nimetz. Gjithsesi, si variante të mundshme mbeten emrat ‘Maqedonia e Re’ dhe ‘Maqedonia e Epërme’, dhe me siguri se bisedimet do të zhvillohet rreth këtyre skenarëve të mundshme”, ka shkruar gazeta greke.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras u distancua nga propozimi “Maqedonia e Ilindenit”, pasi ky emër ishte kundërshtuar nga të gjitha partitë në Greqi, me arsyetimin se paraqet vazhdimësi të tendencave irredentiste të Maqedonisë

“Është për t’u përshëndetur fakti se pala tjetër në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje ‘pa erga omnes’, për të gjitha përdorimet. Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë, të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit Matthew Nimetz”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryeministrit grek Tsipras.

Nga Qeveria e Maqedonisë kanë reaguar duke thënë se qëndrojnë pas propozimit të ri, si zgjidhje e mundshme dhe pranueshme nga opinioni i gjerë përfshirë edhe bashkësitë etnike.

Por, reagime në opinion ka pasur edhe për shkak të emrit në shqip “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, të cilën për herë të parë e kumtoi kryeministri Zaev.

Por, njohësit e çështjeve gjuhësore, akademikë, profesorë e intelektualë të ndryshëm kanë thënë se emri “Ilinditase” nuk ka asnjë kuptim në shqip dhe si i tillë paraqet vetëm se bastardim të gjuhës shqipe. Ata vlerësojnë se emri “Republika Ilindenska Maqedonija” në shqip duhet të jetë “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” apo “Republika Ilindenase e Maqedonisë”, shkruan REL.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim
Previous article Kina “blen” Europën! Kompanitë që mbështeten nga shteti “pushtojnë” çdo sektor

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT