• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQIA NË HESHTJE ZGJEDHORE/ Të dielën mban zgjedhjet parlamentare, Demokracia e Re në avantazh
Home
Nderkombetare

GREQIA NË HESHTJE ZGJEDHORE/ Të dielën mban zgjedhjet parlamentare, Demokracia e Re në avantazh

6 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri grek Alexis Tsipras njëkohësisht kreu i partisë qeveritare SYRIZA mbylli fushatën e tij zgjedhore të premten me një miting madhështor në Sheshin Sintagma, në Athinë duke bërë një thirrje të fundit tek qytetarët për të mos u besuar në zgjedhjet e se dielës konservatorëve të cilët sipas tij e futën vendin në krizën më të madhe ekonomike që ai ka kaluar ndonjëherë.

‘Jo, nuk do t’i japim përsëri çelësat e financave te vendit tek ata që e falimentuan.Jo, nuk do tu japim timonin atyre qe na hodhen ne humnere. Jo,nuk do tju besojme perseri të ardhmen tonë atyre që shkatërruan ëndrrat dhe dinjitetin tonë “, tha Tsipras.

Nga ana tjetër Kyriakos Mitsotakis lideri i Demokracisë së Re , me avantazhin prej gati 10 pikësh që i japin sondazhet, ka kërkuar një mandat të fuqishëm për një qeveri të përbërë vetëm prej konservatorëve në mënyrë që të zbatojë progamin e partisë së tij.

“Këtu nga Veriu ,nga Maqedonia, do çoni një mesazh që erdhi ora për një ndryshim të madh politik, për një parti të fuqishme të Demokracisë së Re në mënyrë që të çojmë vendin përpara në ditët e ardhshme”, tha ai.

Ndërsa në gjithë vendin mbizotëron heshtja zgjedhore, analistët flasin për një prej fushatave më të mërzitshme elektorale, pavarësisht faktit se grekët për herë të parë pas një dekade votojnë një qeveri që nuk do të jetë e ndërvarur kryesisht nga programet e ndihmave financiare. Kutitë e votimit do të hapen të dielën në 21.478 qendra votimi në gjithë vendin dhe 9.9 milion grekë do të zgjedhin deputetë nga 20 parti dhe forca politike që kandidojnë.
Edhe në këto zgjedhje votojnë mbi 150000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë që kanë marrë nënshtetësinë, por në kontrast me zgjedhjet bashkiake para një muaji kandidatët nga komuniteti shqiptar apo nga minoritarët, numërohen me gishtat e dorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH SINJALE NGA PREMIER LEAGUE/ Një tjetër klub kërkon shërbimet e Strakoshës
Previous article RIKTHIMI I FUQISHËM PAS ZGJEDHJEVE/ Kur Ksamili "mbipopullohet" nga pushuesit (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT