Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka pranuar se Greqia financon prej vitesh përmes “fondit sekret” media dhe gazetarë të huaj për t’i shërbyer interesave politike të Athinës.
Pas skandalit ditët e fundit, për financime të portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri dhe Maqedoni, kreu i qeverisë greke ka dhënë shpjegimet e tij. Vetëm për muajin tetor rezulton se Greqia ka paguar për mediat në Shqipëri shumën e 1 milionë euro, ndërsa e gjithë kjo veprimtari në disa vite ka kushtuar 45 milionë euro. Para këto të financuara në media, gazetarë dhe shoqata jofitimprurëse.
Tsipras ka pranuar ekzistencën e fondeve sekrete në Ministrinë e Jashtme, duke deklaruar se kjo politikë ekziston prej vitesh dhe të gjithë e dinë këtë.
E kam diskutuar këtë debat që kur ishim në opozitë, në vitin 2011, kemi diskutuar për procedurën sa i përket transparencës së përdorimit të fondeve. Kemi krijuar një procedurë transparente për fondet sekrete. Nuk ka keqpërdorim të këtyre fondeve pa një firmë nga urdhëruesi, jo siç ndodhte më përpara që i shpërndanin majtas e djathtas nëpër qese të zeza. Çdo vend që respekton veten e tij e ka për detyre të përdore një politike të jashtme ku të mbështetet, Prandaj fondet sekrete janë një domosdoshmëri veçse ndokush ka kundërshtime. Debati që po behet kohet e fundit po behet në mënyrë të turpshme nga një pjesë e shtypit opozitar synon pikërisht të godasë këtë procedurë transparente.
Skandali që ka përfshirë Greqinë rikthen edhe njëherë në qendër të vëmendjes debatin për mediat online në Shqipëri.Këtë javë për pajisjen e tyre me NIPT me qëllim transparencën e financimeve dhe rezulton se të paktën 44 portale të paregjistruara tashmë janë regjistruar pranë QKB.


