Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u rritën sërish, pasi autoritetet turke rikthyen anijen “Oruç Reis” për të bërë kërkime në afërsi të ishujve grekë.
Qeveria greke ka marrë një vendim drastik për të parandaluar lëvizjet provokuese të Turqisë në Evros me flukset migratore nga lindja duke u “fortifikuar” me një gardh të ri të pakalueshëm.
Kryeministri grek Mitsotakis tha se kjo është minimumi për t’u ndjerë të sigurt dhe se puna po vijon me shpejtësi, që projekti të përfundojë në Prill 2021.
“Ndërtimi i gardhit të ri në kufirin greko-turk në Evros ishte më e pakta që qeveria mund të bënte për t’i bërë qytetarët grekë të ndiheshin të sigurt në një situatë kaq të vështirë” tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Gardh i ri do të përbëhet nga kangjella çeliku 5 metra të lartë.