• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQIA MASA TË REJA KUNDRA COVID/ Ndihmë për biznesin e qytetarët. Qeveria do të mbulojë shpenzimet për vaksinën dhe maskat në shkolla
Home
Rajon

GREQIA MASA TË REJA KUNDRA COVID/ Ndihmë për biznesin e qytetarët. Qeveria do të mbulojë shpenzimet për vaksinën dhe maskat në shkolla

22 August, 2020 s.autor Rajon

Shifrat në rritje të të infektuarve me Covid-19 kanë shkaktuar jo vetëm shqetësim, por dhe domosdoshmërinë e masave shtesë, për mbrojtjen nga përhapja e virusit dhe për mbështetjen e ekonomisë së vendit. Nga fillimi i pandemisë në Greqi janë regjistruar 8.138 të infektuar, por specialistët e epidemiologjisë bëjnë fjalë për një shifër shumë më të madhe, të paidentifikuar nga mungesa e simptomave.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis iu drejtua popullit grek duke theksuar se qeveria do të mbulojë shpenzimet e maskave për vitin e ri shkollor dhe vaksinës, ndërsa të martën do të ketë vendime të reja, pas seancës të posaçme parlamentare për covid 19.

Nga dje ka hyrë në fuqi akti i ri normativ deri në 31 gusht, që pritet të marrë shtyrje, për 20 zona të vendit, ku ndalohet qarkullimi nga ora 00.00 deri në 07.00, si dhe lejohet vetëm numër i kufizuar deri në 50 persona për çdo ceremoni, dasëm, pagëzim, festë e argëtim si në ambjente të jashtme apo të mbyllura, publike apo private. Zonat janë nga periferia e Atikës, përfshi Athinën, Maqedonia lindore, Thraka, Kreta, Selaniku, Larisa, Korfuzi, Mikonos, Halkidiki, e një sërë ishujsh turistikë të vendit. Gjobat janë nga 3000 deri 5000 euro dhe mbyllje e ambjentit për 15 ditë.

Paralelisht, ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias ka aktivizuar buxhetin për të gjitha bashkitë e vendit, që do të pajisin krejtësisht falas me maska nxënësit dhe mësuesit si dhe për sigurimin e 700.000 vaksinave kundër covid-19 të universitetit të Oksfordit, që priten të arrijnë në muajin dhjetor. Kikilias ka theksuar se buxheti parashikon gjithsej 3 milionë vaksina, në dy doza, që nëse eksperimentet rezultojnë të suksesshme do jenë në Greqi deri në pranverën e ardhshme.

Përsa i përket vitit të ri shkollor, përveç maskave falas e të detyrueshme për të gjithë, nga kopshti e deri në universitet, masat e tjera janë zvogëlimi i numrit të nxënësve, hapësirë 1.5 m në klasë, pushime në orare të ndryshme, për universitetet, mësime on line ose deri në 50 studentë në auditore. Sot, burime të min.të Arsimit po shqyrtojnë datën e fillimit të vitit të ri shkollor, sipas të dhënave, mendohet të shtyhet nga 7 shtator (vendimi i qershorit) në 14 shtator për të ndjekur me kujdes ecurinë e pandemisë pas lockdoën lokalë e kufizimet e reja në 20 zona.

Bëhet e ditur se kryeministri Mitsotakis do të paraqesë një paketë të re masash lehtësuese për qytetarët dhe biznesin. Sipas zëdhënësit, qeveria greke nuk do mbetet në asistencën 534 euro në muaj për punëtorët që nuk rikthehen dot pasi bizneset janë mbyllur apo nuk kanë xhiro, por po përgatiten masa “oksigjen” me ulje apo shtyrje të taksave të pasurisë së palëvizshme, të TVSH, fonde për sigurimet shoqërore, asistenca shtesë e të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Vuçiç e konfirmon: Trump mund të jetë i pranishëm në takimin e Uashingtonit
Previous article SHBA/ Meghan Markle në krah të Michelle Obama, në 100 vjetorin e votës së femrave

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT