• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQIA DHE TURQIA LUAJNË FRIKSHËM ME ZJARRIN/ Çfarë pritet të ndodhë në Europë
Home
Nderkombetare

GREQIA DHE TURQIA LUAJNË FRIKSHËM ME ZJARRIN/ Çfarë pritet të ndodhë në Europë

27 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ndërmjetësojë mes Greqisë dhe Turqisë, tensionet midis dy partnerëve të NATO-s vazhdojnë. Ministrja gjermane e Mbrojtjes kritikon manovrat ushtarake në Mesdhe.

Greqia dhe Qiproja filluan të mërkurën (26.08) së bashku me Francën dhe Italinë një manovër të gjerë ushtarake në ajër dhe në det. Kurse Turqia kreu po ashtu një stërvitje detare në Mesdheun lindor së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në Twitter se anijet luftarake turke TCG Barbaros dhe TCG Burgazada dhe destrojeri amerikan USS Winston S. Churchill zhvilluan një manovër të përbashkët. Kurse në manovrën në Qipro po marrin pjesë përveç tre avionëve luftarakë grekë F-16, tre avionë luftarakë francezë të tipit Rafale, një fregatë dhe një helikopter. Avionët operojnë nga aeroporti Paphos në Qipron perëndimore.

Mosmarrëveshja konsiderohet si tejet e rrezikshme. Dhe madje i mundur duket edhe një konflikt ushtarak midis dy aleatëve të NATO-s, pas një përplasje midis një anijeje luftarake turke dhe greke.

Kritika nga Ministrja gjermane e Mbrojtjes

Ministrja Federale e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, i kritikoi pas takimit me homologët e saj të BE në Berlin manovrat ushtarake. Ato janë “gjithçka tjetër përveçse të dobishme” – tha ajo duke iu referuar rrezikut që stërvitjet ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s “mund të çojnë pa dashje në një përshkallëzim të mundshëm të gjendjes”.

Kramp-Karrenbauer, e cila është edhe kryetare e CDU-së, kërkoi edhe një herë gatishmëri për kompromis nga të dy palët. “Ne duhet të gjejmë një pikë nga ku t’u rikthehemi bisedimeve dhe negociatave politike,” tha Kramp-Karrenbauer. Ministrja e Mbrojtjes theksoi gjithashtu se në një konflikt kaq të komplikuar është i nevojshëm “një durim strategjik për një zgjidhje politike të konfliktit.”

Greqia miraton marrëveshje me Italinë dhe Egjiptin

Parlamenti grek miratoi me shumicë po ashtu të mërkurën në mbrëmje dy marrëveshje për krijimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike (EEZ) me fqinjët e saj mesdhetarë Italinë dhe Egjiptin. Me këto dy marrëveshje të tre shtetet u njohin ishujve grekë të drejtën e përkatësisë territoriale të një zone detare përreth tyre si dhe shfrytëzimin e tyre si zonë ekonomike./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Infektohen dy efektivë të “Shqiponjave” dhe shoferi i drejtorit të policisë në Elbasan
Previous article "PLAS" SHERRI MES VAJZAVE NË MES TË BLLOKUT/ Nuk ia lëshojnë flokët njëra-tjetrës (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT