Tre persona, dy shqiptarë dhe një gjeorgjian janë arratisur nga një burg i Greqisë në mesnatë.
Njëri nga shqiptarët akuzohet për vrasje, ndërsa shqiptari tjetër dhe gjeorgjiani akuzohen për trafik droge.
Tre të dënuarit këputën hekurat e dritares dhe u arratisën me carcafët e krevatit. Menjëherë ra alarmi, dhe autoritetet filluan të kërkonin për të burgosurit. Së fundi, një prej tyre u identifikuan dhe u arrestua në oborrin e Departamentit të Transfereve, ndërsa dy të tjerët u arratisën./AlpeNews.al/


