Një sasi prej 6 kg heroinë janë sekuestruar sot në një automjet me targa shqiptare në territoret greke. Mësohet se operacioni u zhvillua në portin e Igumenicës.
Sakaq, gjatë kontrollit policor policia gjeti 6 pako me 6 kg 50 gr heroinë. Nga hetimet e deritanishme, thuhet se droga kishte si destinacion Italinë.






