• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQI/ Protesta KUNDËR marrëveshjes së re mes Shkupit dhe Athinës
Home
Rajon

GREQI/ Protesta KUNDËR marrëveshjes së re mes Shkupit dhe Athinës

15 June, 2018 k.autor Rajon

Në Greqi, ndërsa në parlament debatohet lidhur me kërkesën e opozitës që ka paraqitur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të çështjes së emrit të Maqedonisë, në rrugët e Athinës kanë filluar protesta tre ditore. Marrëveshja e arritur të martën që Maqedonia të mbajë emrin Maqedonia e Veriut, po kundërshtohet si në Athinë edhe në Shkup.

Në Greqi, protestues të shumtë kishin dalë sot (të premten) në rrugët e Athinës, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valëvitur flamuj, për të protestuar kundër marrëveshjes së arritur mes udhëhedhëqësve grek dhe maqedonas, për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë. Marrëveshja Tzipras-Zaev u arrit pas debatesh disa dekadëshe dhe ajo i jep një emër të ri vendit të banuar nga maqedonas dhe shqiptarë: Maqedonia e Veriut. Protestuesit grekë, në mesin e të cilëve kishte edhe banorë të provincës greke që mban emrin Maqedoni, thanë se ndjeheshin të tradhëtuar nga qeveria.

“Tsipras nuk duhet ta kishte nënshrkuar marrëveshjen. Ai po na tradhëton. Ndjehem tepër e zhgënjyer,” – thotë një protestuese.

“Unë jam maqedonase dhe nuk kam për ta pranuar kurrë një emër që bart emrin Maqedonia, as e veriut, e jugut, e lindjes, apo e perëndimit. Unë jam maqedonase dhe ata nuk janë. – thotë Athina Kechatzis, banore e provincës greke të Maqedonisë.

Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev, ranë dakort më 12 qershor për emrin, pas një mosmarrëveshjeje 27 vjeeçare. Çështja e emrit është bërë pengesë për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Por pas arritjes së marrëveshjes, si Zaev, edhe Tsipras, u akuzuan në vendet e tyre për “kapitullim të çështjes kombëtare”.

“Kjo është një marrëveshje që nuk garanton një zgjidhje nga e cila do të përfitonte popullit grek dhe ai i vendit fqinj, apo popujt e mbarë rajonit. Pretendimet e qeverisë se marrëveshja garanton paqen, bashkëpunimin dhe stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë, janë gënjeshtra, ato ç’orjentuese dhe pa baza historike.” – tha udhëheqësi i Partisë Komuniste të opozitës.

Protestat e së premtes u zhvilluan ndërsa ligjvënësit grekë po debatonin në Parlament mbi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, të kërkuar të enjten nga partia kryesore e opozitës, Demokracia e Re. Debati në Parlament pritet të përfundojë të shtunën.

Marrëveshja Tsipras – Zaev është kundërshtuar edhe në Maqedoni nga opozita. Presidenti Gjorgje Ivanov ka thënë se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen. Në Shkup këto ditë ka patur protesta të qytetarëve, të cilët nuk duan që vendi i tyre ta ndryshojë emrin.

Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë është përshëndetur nga përfaqësues të komuniteti ndërkombëtar, që i kanë përgëzuar autoritetet qeveritare si në Shkup, edhe në Athinë. Ajo u mirëprit nga Deparatmenti amerikan i Shtetit, BE-ja dhe NATO.

Edhe ekspertë amerikanë për Ballkanin e kanë cilësuar marrëveshjen si një zhvillim shumë pozitiv. Në një diskutim një u zhvillua këto ditë në Uashington, ajo u cilësua si një hap përpara në rrugën drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europain.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dorismar, tifozja më e çmendur e Leo Messit (FOTO)
Previous article Kupa e Botës/ Suarez nuk ndalet, "kafshon" mbrojtësin e Egjiptit (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT