• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Greqi/ Në pranga shqiptari, dyshohet si ekzekutuesi i gjykatësit në Athinë
Home
Rajon

Greqi/ Në pranga shqiptari, dyshohet si ekzekutuesi i gjykatësit në Athinë

1 November, 2017 Ina.Autor Rajon

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 32 vjeç, që dyshohet si një nga dy personat që ekzekutuan në Athinë avokatin e njohur Mihalis Zafiropoulos.

32 vjeçari u arrestua në Patras, në një kamp romësh, pasi i qenë gjetur shenjat e gishtrinjve në zyrën e avokatit të vrarë.

Sipas disa mediave, gjatë kontrollit në banesën e tij në Athinë, është gjetur dhe arma me të cilën u krye vrasja.

Në fakt, ai ndodhej në kërkim pasi kishte dalë me leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer më. Ai vuante dënim për trafik droge dhe vjedhje. 32 vjeçari sillet të jetë implikuar dhe në një incident tjetër, në muajin shtator, kur në zonën Kalithea kishte shtirë disa herë me armë, duke plagosur dy bashkatdhetarë të tij me moshë 17 dhe 27 vjeç.

Policia gjykon se ai është personi që shtiu kundër avokatit, mbrëmjen e 12 tetorit.

Policia gjithashtu ka konkluduar se vrasja e avokatit ndodhi në mënyrë aksidentale dhe se dy personat me të cilët pati takimin fatal, kishin për detyrë vetëm ta frikësonin atë.

Qëllimi i takimit ishte që t’i bëhej presion avokatit dhe ky të bindte një klientin e tij “VIP”, që të shlyente shumën e majme për një vrasje me pagesë përsipër në nëntor 2014, kishte në shënjestër një tjetër avokat me moshë 62 vjeç.

Atentati u krye në Pendeli të Athinës, mirëpo avokati mbijetoi. Për këtë arsye porositësi nuk pranoi t’i paguante. Porositësi ishte Aristidis Floros, gjithashtu i burgosur, si përgjegjësi kryesor i një skandali prej miliona eurosh, që ka marrë emrin “skandali Energa”.

Vrasësit ishin dërguar aty nga shtetas gjithashtu shqiptarë, që vuajnë dënime të rënda në burgun e Koridalosit në Athinë. Ditët e fundit janë marrë në pyetje disa prej tyre. Sipas mediave greke ta quhen: Albert Bako, Olti Dulçe dhe Klodian Lekocaj.

Policia arriti në gjurmët e tyre pas përgjimit të telefonit të një 25 vjeçareje që mbante lidhje me të burgosurit.

Nuk përjashtohet që gjatë ditës së mërkurë policia të dalë me një komunikatë zyrtare, ku të japë detaje nga deponimet e 32 vjeçarit, që dyshohet si një nga dy vrasësit e avokatit të njohur.

/AlpeNews.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRONOLOGJIA/ Lista e atyre që drejtuan PS e Tiranës nga viti 1991
Previous article Këngëtarja kosovare i shpëton për pak sulmit në New York

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT