Historiania e njohur shqiptare, Elena Kocaqi, ka sfiduar të gjithë historianët shqiptarë, grekë dhe mbarëevropianë.
Duke komentuar në një studio televizive tezën e saj, që tërboi jo pak grekët dhe ngjalli debate shumë të ashpra, kur tha se Greqia është shqiptare historiania Kocaqi është shprehur se asnjë historian serioz nuk ka dalë deri më tani të kundërshtojë këtë tezë dhe as nuk ka për të dalë.
Sipas saj, kjo është një tezë e vërtetë, e bazuar në fakte, ndaj edhe vetë historianët perëndimorë nuk do ta kundërshtojnë dot.
“Asnjë historian serioz nuk ka dalë të hedhë poshtë tezën time dhe as nuk do të dalë. Historia hesht kur ka dicka që nuk e kundërshton dot, nuk kanë fakte për të më kundërshtuar dot. Edhe aktorët më të mëdhenj perëndimorë do ta shikojnë se janë të gjitha me fakte, Greqia ishte gati 100% arvanite”, është shprehur historiania Kocaqi.


