• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gratë s’kanë pse mbulohen? Si qëndron e vërteta e deklarimit të klerikut saudit
Home
Jetë

Gratë s’kanë pse mbulohen? Si qëndron e vërteta e deklarimit të klerikut saudit

11 February, 2018 Ina.Autor Jetë

Prej dy ditësh, në media të ndryshme, botërore e shqiptare bashkë, po qarkullon lajmi i një deklarimi të bërë nga një klerik i njohur në Arabinë Saudite, mbi mbulimin e femrës.

I thjeshtëzuar e krejt sipërfaqsisht, ai është servirur si kumtim fetar mbi jo-detyrimin e femrës për t’u mbuluar, referuar dhe një thënie tjetër të klerikut, po në deklarimin e tij të bërë lajm, që “90 përqind e femrave në botë nuk mbulohen”

Si shembull po marrim lajmin e dhënë nga Top Channel me këtë objekt

Titulli është: “Ndryshimet në Arabinë Saudite, kleriku: Gratë s’kanë pse mbulohen”

Më pas vijon teksti i lajmit: “Gratë saudite nuk kanë pse të veshin abajën, një veshje e gjatë dhe e lirshme, e ngjashme me një pelerinë, që përdoret për të mbuluar trupat e tyre në publik”. Pra, nuk qenka fjala për mbulim por për një lloj veshjeje të quajtur abaja.

Megjithatë, pakkush ose askush nuk është përpjekur të bëjë diferencën mes “mbulimit” si etikë e përgjithshme e detyrueshme dhe llojit të veshjes, abaja.

Dhe kjo ka bërë që spekullimi të jetë masiv, siç e lehtëson këtë gjë dhe portalizimi i lajmit, apo i mendjes më saktë.

Justinian Topulli, kreu i Lidhjes së Hoxhallarave të Shqipërisë, ofron një sqarim të thukët të asaj çfarë ka thënë kleriku saudit.

“Shejhu Abdullah El-Mutlak është pyetur për abajen, se si duhet të mbahet, mbi kokë apo mbi shpatulla, dhe ai përgjigjet: “Nuk është problem, mund të mbahet edhe mbi kokë, edhe mbi shpatulla, e rëndësishme është mbulimi.

Ndërkohë që mbi 90% e grave muslimane të devotshme (të mbuluara) në botën islame, nuk e vendosin abajen dhe nuk e njohin atë, ne shohim shumë prej tyre që janë muslimane të devotshme, hafize të Kuranit, thirrëse të fesë islame, që vijnë në Mekë dhe Medine, por që nuk mbajnë abaje.

Kështu që nuk kemi pse i detyrojmë gratë të mbajnë abaje, sepse ajo te ne është mbulesë, dhe përfshihet tek ajeti i mbulimit: “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit.

Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Kurani 33:59)

Që nga konteksti duket qartë se për çfarë bëhet fjalë. Bëhet fjalë për një veshje që në gjuhën arabe quhet “abaje”, e cila në shqip mund të përshtatet si pelerinë, që mbulon gjithë trupin, dhe mund të vendoset mbi kokë, ose mbi shpatulla dhe ka mëngë të gjera, dhe jo për shaminë apo mbulesën islame, që njihet me termin “hixhab”, por thjesht për një veshje të veçantë, që është e përhapur kryesisht në gadishullin arabik dhe disa vende të tjera.

Kështu që çdo gjë tjetër përveç kësaj, është thjesht spekulim mediatik, gjueti në ujë të turbullt.

Nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë as e fundit, që përhapen të tilla lajme të rreme, që keqinterpretohen dhe deformohen me qëllim ose jo, ndaj çdokush që merret me informimin e njerëzve, e ka për detyrë të sigurohet për saktësinë dhe vërtetësinë e lajmit, para se t’ua ofrojë atë të tjerëve”, sqaron ekskluzivisht për tesheshi.com, studiuesi Justinian Topulli. (tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Klopp: Bëmë një ndeshje thuajse të përsosur
Previous article Roza e pyet nëse ka bërë seks në publik, makinë apo jaht, ja si përgjigjet “Kim Kardashian-i” shqiptar (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT