• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRATË NËN SUNDIMIN E TALEBANËVE/ Këto FOTO kanë vetëm 24 orë diferencë nga njëra-tjetra
Home
Nderkombetare

GRATË NËN SUNDIMIN E TALEBANËVE/ Këto FOTO kanë vetëm 24 orë diferencë nga njëra-tjetra

17 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Korrespondetja e CNN, Clarisa Ward kaloi nga raportimi me veshje dhe ngjyra dhe “ekspozimi” i krahëve, në një veshje islamike të mbuluar, vetëm një ditë pas kapjes së Kabulit nga talebanët.

Të dielën, 15 gusht, zonja Ward dukej kështu, ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga vendi i shkatërruar nga lufta:

Por, ditën tjetër, ajo u shfaq me një veshje “abbaya” dhe tregoi se “iu tha të largohej mënjanë nga militantët që ruanin pallatin presidencial ‘sepse ajo ishte grua’”.

“Ata thërrasin ‘vdekje Amerikës’, por duke miqësorë në të njëjtën kohë. Më thanë të qëndroj anash sepse jam grua. Kam parë disa gra, por shumë më pak sesa do të shihja zakonisht duke ecur nëpër rrugët e Kabulit”, u shpreh ajo.

Clarissa konfirmoi se kishte një ndryshim në zgjedhjen e veshjes së saj të hënën, pas marrjes së kontrollit të talebanëve, por ajo këmbënguli se “ndryshimi nuk ishte aq i ashpër”.

“Fotografia e sipërme (për foton me veshjen e saj të zakonshme) është brenda një kompleksi privat. Fotoja tjetër është në rrugët e Kabulit të mbajtura nga talebanët. Unë gjithmonë mbaja një shall në rrugë në Kabul më parë, edhe pse jo me flokë të mbuluar plotësisht dhe abbaya. Pra, ka një ndryshim, por jo aq të ashpër”, tha ajo.

Nga e gjithë ngjarja, besohet se vajzat dhe gratë janë më të rrezikuara nën regjimin e ri. Deri tani ka patur raportime se vajza 12-vjeçare janë detyruar të martohen. Thuhet se kryekomandantët talebanë i konsiderojnë gratë dhe vajzat e pamartuara – ose të veja – të moshës 12 deri në 45 vjeç si “khanimat”, plaçkë lufte që do të ndahet midis luftëtarëve të tyre.

Afganët që vërshuan në Kabul si refugjatë, duke ikur nga militantët, treguan histori se si komandantët kërkuan që ata të dorëzonin gratë dhe vajzat për t’u bërë “gratë” e tyre dhe për t’u përdhunuar.

Ata gjithashtu treguan se si civilët dhe ushtarët e kapur u vranë nga xhihadistët, raporton ëall Street Journal.

Zyrtarët talebanë kanë mohuar se grupi po zbaton skllavërinë seksuale – dhe pretendojnë se veprime të tilla janë kundër rregullave të Islamit. Sidoqoftë, këto praktika të shfrenuara kanë ndodhur herën e fundit që talebanët sunduan Afganistanin në vitet 1990.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN LAME/ Sarajet!
Previous article PAMJET E TRISHTA/ 650 afganë në një avion që mban 150 pasagjerë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT