Replika, pyetje, shumë ankesa të banorëve në Cërrik në bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama paraditen e sotme në këtë zonë. Rama ka kërkuar që në fillim që fjalën ta marrin gratë, por ka nuk ka qenë shumë e lehtë, pasi mezor është mbajtur radha e fjalës.
“Ule ore dorën, të shikoj që nuk je burrë, po ky kështu”- u është drejtuar Rama të pranishmëve që kërkonte fjalën.
Ndërkohë një grua ka insistuar të marrë fjalën, duke mos lejuar një burrë të fliste.
“E mbyte burrin, e shkatërrove fare”,- i tha Rama, duke shtuar, “vërtetë themi gratë, gratë, por edhe kështu”.
Ankesa e një nëne:
Kam një problem të madh, dy vajzat ekselente pa punë. ‘E madhja inxhiniere topografe, ekselente, ka marrë burrë italian dhe skam hall për atë, e dyta për eksperte e Krimeve të Rënda, është ekselencë, gabova që nuk solla dipolomën, më vjen keq që truri i Shqipërisë po rri jashtë”.
Rama: Për vajzën topografe do ishim të lumtur, e ka marrë italiani atë, ka dalë më i squt se ne ca të bëjmë tani, e dyta të shkojë e të konkurrojë sipas rregullave se kështu veprohet.
Qytetarja: Jam me diabet, jam në punë, por e kam të vështirë të bëj analizat falas, qendra eshte vetem te shtunen.
Rama: Mos vije tek unë, bëjë analizat
Qytetarja: te shtunen eshte mbyllur, bejeni ne dite jave qe te gjejme mjekun.
Rama: Të shikojmë nëse i gjejmë një zgjidhe analizave paradite të shtunën se analiza pasdite nuk bëhen
Qytetarja: Check Up eshte kot, pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta si pap test apo mamografi?
Rama: Kush të tha që nuk janë falas?
Qytetarja: Shkova, as aparat për të matur tensionin nuk kishte
Rama: Po mirë po mendove ashtu, kot eshte, ca te them
Qytetarja tjeter: Burrit i ra trombozë, nuk ma shtruan në spitalin shtetëror. E kuruam në privat po tani i ka ilaçet më të shtrenjta se pensioni. Pastaj ato pllakat që keni shtruar që qendër të qytetit janë skarco, i keni sjelle skarco.
Rama: Une jam kryeminister, jo kryertar bashkie, tani po ju degjoj me respekt, por mos te kërkojmë tani qira në hell


