• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
“GRATË E VIPAVE MESHKUJ”/ Grupi që nuk e vret fare mendjen se fama mund t’jua marrë burrat
Home
Showbiz

“GRATË E VIPAVE MESHKUJ”/ Grupi që nuk e vret fare mendjen se fama mund t’jua marrë burrat

12 January, 2018 g.autor Lifestyle, Showbiz

Në pjesën më të madhe të rasteve, përvoja ka treguar që fama të lezeton!

Edhe ata që në fillim kanë bërë naze për të shoqëruar partnerët e tyre publik, në evente të rëndësishme, më pas, kanë ndryshuar mendim.

U ka pëlqyer që të jenë pjesë e rretheve ‘të rëndësishme’, e njerëzve që i njeh i gjithë (krye) qyteti.

Kështu, vetëm për këtë arsye, bëhen të famshëm personazhe që nuk përfaqësojnë asnjë vlerë, që u përmendet emri vetëm sepse, për një periudhë të caktuar, shoqërohen me një këngëtar, zihen me një modele, shajnë e fyjenë e të tjera situata absurde si këto.

Dje, themeluesi i Facebook, Mark Zuckenberg, ka lajmëruar se rregullat e rrjetit më të përdorur social do të ndryshojnë në mënyrë radikale dhe arsyeja ka të bëjë edhe me këtë.

Facebook, ndryshe nga qëllimi i tij fillestar për të lidhur miqtë e të afërmit, ishte shndërruar në një mjet që përdorej nga media dhe grepi ishin pikërisht këta njerëz të mbirë nga hiçi.

Nga ana tjetër, ekzistojnë disa njerëz, vlerat e të cilëve nuk njihen, sepse pëlqejnë të qëndrojnë në ‘dhomën’ e tyre, pa ekspozuar çdo pulovër apo të kuq buzësh që blejnë e pa përcjellë çdo ide, demek gjeniale, që u shkon nëpër mend.

Kanë profesionet dhe jetën e tyre dhe, as atëherë kur partnerët kanë zgjedhur që të jenë njerëz publik, ato, gratë, nuk janë bërë pjesë e zhurmës së punës së partnerit të tyre.

Për shembull, kush ka dëgjuar ndonjëherë të flitet për gruan e këngëtarit Sidrit Bejleri? Po për bashkëshorten e Adi Krastës?

Po të Saimir Brahos, aktorit Ndriçim Xhepa? Sikur të mos punonte me të shoqin, do të funksiononte njësoj edhe për Anila Gjebrenë, bashkëshorten e Ardit Gjebresë.

Asnjëra prej tyre nuk ka dal të thotë se sa e vështirë është të përkrahësh e motivosh një bashkëshort artitst, se sa duhet të durosh a heroizma të kotë për të mbushur mediat.

Në fakt, rastet janë disa, mund të përmenden edhe emra të tjerë, shqiptarë e të huaj.

Dhe sa mirë që janë! Ato nuk janë as më pak të dashuruara pas burrave, përkundrazi, e as me më pak mundësi se të tjerat që reklamojnë çdo drekë në rrjetet sociale.

Jetojnë jetën e tyre të tërhequra dhe siç thonë ‘memet’ e famshme të facebook-ut, është shumë herë më i lumtur ai që nuk e ndan jetën e tij me të tjerët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Parlamenti bullgar hedh posht veton presidenciale për ligjin antikorrupsion
Previous article 65 milionë euro për 12 gola, Milan mendon të bëjë revolucion

g.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT