Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me shpalljen “non grada” në Presidencë të ambasadorit Benard Boschard nga kreu i shtetit Ilir Meta.
Në një konferencë për mediat, Kryemadhi theksoi se fyerjet e Borchadt kalonin çdo lloj norme njerëzore.
Ajo thotë se “gishtin e mesit ai që e nxjerr duhet ta mbajë për vete”.
“Mendoj se zoti Borchadt mund të kishte kandidatura për Gjykatën Kushtetuese.
Pasi Engjëll Agaçi mund ta kandidonte ate edhe në Kuvend.
Sa i takon gishtit të mesit, kush i nxjerr gishtin shqiptarëve, ta marrin mbrapsht atë. Këta janë individë që fyejnë shqiptarët, integritetin e shqiptarëve.
Pavarësisht se ka ardhur për shkak të partive politike.
Këta individë marrin përsipër që të bëjnë një fyerje të tillë. Çdo njeri ka mënyrën e vet për të shprehur protestën.
Si diplomat mund të bënte ankesë me shkrim në ministrinë e Jashtme. Ai kaloi aty mes grave të indinjuara që iu ishin arrestuar njerëzit e tyre në mënyrë të pafajshme dhe provokoi”, pohoi Kryemadhi.