Një shqiptar rreth të 50-tave, që punonte në një bar në Torino, akuzohet për përdhunimin e dy femrave, akuzë të cilën ai e mohon.
Ngjarjet për të cilat akuzohet banakieri shqiptar, dyshohet se kanë ndodhur në Mars dhe Prill 2017.
Dëshmitë e vajzave te perdhunuara duket se përputhen me njëra tjetrën.
Çfarë deklaruan: Njëra prej tyre shprehet se: Ai hidhte drogë në pijet e bashkëpunëtoreve të tij. Vajzat ishin të dyja në provë, dhe shqiptari “vepronte” në orarin e mbylljes së barit në lagjen “Pozzo Strada” në Torino. Drogën në pije ia hidhte në mënyrë që ato të ndiheshin të pafuqishme.
Më pas, abuzonte seksualisht me vajzat.
Si u tradhëtua nga kamerat e sigurisë: Në rastin e dytë, që është akoma edhe më i rëndë, vajza e rënë pre e përdhunimit është minorene. Edhe pse 50 vjeçari i mohon akuzat ndaj tij, duket se e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.
Vajza në fjalë ka bërë kallëzim duke çuar edhe në nisjen e hetimeve. Pikërisht në këqyrjen e kamerave të sigurisë së rastit të dhunës seksuale ndaj minorenes, hetuesit zbuluan edhe rastin e parë të përdhunimit.
Çfarë pretendon shqiptari:
I akuzuari, ka mohuar sërisht akuzat dhe pretendon se ishin vajzat që kanë tentuar më parë të bënin seks me të.
Ndërkohë, çështja po ndiqet nga prokuroria Barbara Badellino që thotë se shqiptari ka vepruar njëjtë në të dyja rastet.
AlpeNews.al



