Admir Murataj kapoja I bandës së grabitësve të bankave që u vra në episodin e fundit para tre ditësh ai kërkohej nga policia greke dhe shqiptare.
Nga policia shqiptare Admir Murataj kërkohej për vjedhjen e 3.8 milionë eurove në 2017 në rrugën e Rinasit por në prangat e policisë ra vëllai I tij Aleksandër (Shpëtim) Murataj. Sot drejtoria e burgjeve nuk e la Aleksandër Murataj të merrte pjesë në varrimin e vëllait të tij Admir Murataj, kjo gjë solli një irritim nga miqtë e tij në burg saqë ata krijuan trazira në burgun 313.
Por kush është Aleksandër Murataj dhe pasuria e tij:
Aleksandër Murataj dhe familjen ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:
- Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
- Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
- Truall në emër Shpëtim Murataj(Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;
- Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
- Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
- Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;
- Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.
- BMW X6 sekuestruar shtetasitCan Murataj;
- Fuoristradë Mercedes Benz;
- FuoristradëBMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;
- DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;
- DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
- Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
- Volkswagen Tiguan;
- Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
- Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.




